BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 25 korrik 2007 - 05:53 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Libia dhe Evropa kërkojnë afrim të ngushtë
 
Mjeku palestinez dhe Cecilia Sarkozy
Punonjësit shëndetësorë u liruam pasi disa viteve negociata
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të jetë të mërkurën në Libi ku takohet me liderin e vendit, Moammar Gadafy.

Zoti Sarkozy e ka thënë qartë tha se vizita e tij do të ndihmojë Libinë që t'i bashkohet komunitetit ndërkombëtar.

Vizita e presidentit francez, është më e fundit në serinë e vizitave që udhëheqës të lartë i kanë bërë kolonel Gadafit.

Një korrespondent i BBC-së thotë se me heqjen e sanksioneve mbi Libinë tani ka kontrata të majme për energjinë dhe madje edhe për armët.

Për zotin Sarkozy në mënyrë të veçantë, Libia përfaqëson edhe një aktor kryesor në marrëdhëniet më të ngushta mes Evropës dhe Veriut të Afrikës.

Libia dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se marrëdhëniet mes tyre po afrohen gjithnjë e më shumë pas lirimin të punonjësve shëndetësorë.

Ministri i Jashtëm i Libisë, Mohammed Abdel-Rahman Shalgam, tha se vendimi i Libisë i kishte hapur rrugën bashkëpunimit të plotë dhe partneritetit.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se ishte hequr një pengesë e madhe për marrëdhënie më të mira me Libinë.

Punonjësit shëndetësorë mbërritën në shtëpinë e tyre me një avion francez dhe të shoqëruar nga komisionerja për Çështjet të Jashtme, Benita Ferrero Waldner dhe gruaja e presidentit francez Cecilia Sarkozy.

Zonja Sarkozy tha se gjatë bisedimeve për lirimin e punonjësve ajo nuk kishte fjetur për 45 orë.

Nata e parë e lirisë

Gjashtë punonjësit shëndetësorë të liruar nga Libia festuan natën e parë të lirisë në kryeqytetin bullgar Sofje.

Të afërmit i përshëndetën me lot në sy kur pesë infermieret bullgare dhe mjeku palestinez mbërritën pas tetë vjetëve të kaluara në burg.

Infermieret thanë se fakti që e dinin që ishin të pafajshëm, i kishte mbajtur gjallë.

Mjeku, Ashraf Alhajouj tha se u ishte shumë mirënjohës përpjekjeve nga të gjitha ata që ndihmuan për lirimin e tij.

Kurse një prej infermiereve bullgare, Valia Cherveniaska tha se ajo nuk po mendonte për të ardhmen dhe ishte shumë e lumtur që ishte kthyer në shtëpi.

Punonjësit shëndetësorë u gjetën fajtorë për infektimin me dashje me virusin HIV të disa qindra fëmijëve.

Presidenti bullgar, Georgy Parvanov kritikoi ashpër sistemin gjyqësor të Libisë, për arsye siç tha të injorimit të provave të pamohueshme të pafajësisë.

Ndërsa në Libi, një zëdhënës i fondacionit Gadafi, një shoqatë bamirësie që mbikëqyret nga Seif al-Islam Gaddafi, i biri i udhëheqësit libian, tha se besonte që punonjësit shëndetësorë ishin torturuar.

 
 
LOKALE
Libi: Lirohen punonjësit e shëndetësisë
24 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>