BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 21 korrik 2007 - 06:59 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Bamir Topi zgjidhet President i Shqipėrisė.
 
Bamir Topi, Presidenti i ri i Shqipėrisė
Bamir Topi, Presidenti i ri i Shqipėrisė
Bamir Topi do tė jetė President i Shqipėrisė pėr 5 vitet e ardhėshme, duke marrė drejtimin e shtetit nga Presidenti ende nė detyrė, Alfred Moisiu.

Sekretariati pėr proēedurat nė Kuvendin e Shqiperisė, deklaroi se nė votimin e mbrėmjes sė tė premtes nė votim morėn pjesė 90 deputetė, ku 85 votuan pro Topit dhe 5 pėr rivalin tjetėr nė garė Neritan Ceka.

Presidenti i ri 50 vjeēar Bamir Topi, rrejdh nga nj familje e vjetėr tiranase dhe vjen nė krye tė shtetit pas njė pėrvoje tė gjatė si parlamentar dhe drejtues i Partisė Demokratike.

Nė fjalėn e parė, para deputetėve Topi tha se zotimi i parė i tij ishte zbatimi i Kushtetutės dhe ligjit si dhe ekuilibri nė vėnd.

Topi me pas tha se mesazhi i parė i kishte ardhur nga Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu.

Kjo sipas tij, ėshtė njė shėnjė e mirė se tė gjithė sė bashku presim njė pavarėsi tė Kosovės, pavarėsi qė ėshtė nė interes tė paqes nė rajon dhe paqes globale.

Nė votimet e Presidentit tė ri morėn pjesė dhe 7 deputetė tė opozitės disa prej tė cilėve me votėn e tyre hapur nė favor tė Topit shmangen zgjedhjet e parakohshme, tė cilat i paralajmėronte prej kohėsh opozita, nė rast se nuk zgjidhej njė President konsensual.

Nė reagimin e tij tė parė, Kryetari i PS-sė, Edi Rama, tha se ishte i trishtuar nga kjo zgjedhje dhe se opozita nuk do tė rreshte nė punėn e saj, pėr tė ndryshuar kėtė qeverisje tė keqe, por dhe do tė kėmbėngulė nė shėrimin e sė keqes qė ende ėshtė nė rradhėt e opozitės.

Betimi zyrtar i Presidentit tė ri ėshtė paralajmėruar pėr ditėn e hėnė pasdite.

 
 
LOKALE
Kėrkohet konsensus pėr Presidentin
12 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Ende nuk ka kandidat konsensual
07 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Moisiu pėr politikėn shqiptare dhe Kosovėn
14 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Ende kėrkohet kandidati konsensual
05 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>