BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 20 korrik 2007 - 07:50 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kuvendi voton për presidentin
 

 
 
Kuvendi i Shqipërisë
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit është 24 korriku
Kuvendi në Shqipëri do të votojë për herë të katërt për të zgjedhur kreun e shtetit.

Në garë janë Bamir Topi dhe Neritan Ceka dhe ende është e paqartë nëse ata do të mund të marrin votat e nevojshme.

Në prag të këtij votimi përfaqësues të Partisë Demokratike kanë thënë se nuk do të tërheqin kandidatin e tyre Bamir Topi.

Eshtë e paqartë nëse mazhoranca do të mund të sigirojë 84 votat e nevojshme.

Për një gjë të tillë do të duhen edhe votat e Partisë Aleanca Demokratike, deputet i së cilës është kandidati tjetër Neritan Ceka.

Ndërsa Pirro Lutaj, deputet i PAD-së hedh poshtë mundësinë që partia e tij të mbështesë zotin Topi, në këtë mënyrë nuk do të jetë e mundur zgjedhja e tij si president.

Zoti Lutaj shpreson kështu që mazhoranca më pas të reflektojë me çka do t'i hapet mundësia zoti Ceka që marrë postin e kreut të shtetit.

Nga ana tjetër aleatët e tjerë të PD-së PR-ja, thotë se do të përpiqen me çdo kusht që të evitojnë zgjedhjet e parakohshme.

Gjithjë këto deklarata lënë ende hapur mundësinë që të arrihet kompromis me opozitën, e cila tani duket se po pranon Neritan Cekën si një kandidat konsensual.

Megjithatë e gjithë opozita e majtë këmbëngul, që të marrë pjesë në votime, tek tre të cilat ka munguar, në fillim kërkon dhe tërheqjen nga gara të Bamir Topit, në të kundërt ajo do të përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Një mesazh të tillë dha sërish lideri i partisë socialiste, Edi Rama.

Votimi i katërt më radhë në parlament do të duhet që të tregojë realisht se pozicionet të dy blloqeve të politikës, por dhe të vetë kandidatëve.

Afati i fundit kushtetues deri kur duhet të zgjidhet presidenti është 24 korriku, deri kur duhet të zhvillohet dhe raundi i pestë dhe i fundit i votimit, në të kundërt vendi do të duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.

 
 
LOKALE
Opozita kërkon konsensus për Cekën
19 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Të premten raundi i katërt për presidentin
18 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Opozita e ndarë për zgjedhjet
17 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Kandidati nga shumica Bamir Topi
17 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Kandidati nga opozita Neritan Ceka
17 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>