BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 17 korrik 2007 - 16:02 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Opozita e ndarë për zgjedhjet
 

 
 
Kuvendi i Shqipërisë
Raundi i fundit i votimit për presidentin është në 24 korrik
Në Shqipëri opozita e majtë është shprehur e ndarë nëse vendi duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, për shkak të mosgjetjes së konsensusit për Presidentin.

Ndërkohë kryeministri Berisha i ka bërë thirrje asaj edhe një herë që të përfshihet në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ai u shpreh kundër zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat sipas tij, do të çonin vendin prapa në rrugën e integrimeve.

Kryeministri tha se kandidati i PD-së, Bamir Topi, ishte kandidat i fitores.

Përçarje

Por kryetari i partisë më të madhe opozitare, Edi Rama është shprehur kundër kandidaturës së z. Topit.

Nëse ai nuk do tërhiqet, ka deklaruar z. Rama, partia e tij do të përgatitet seriozisht për zgjedhje të parakohshme.

Por jo të gjitha partitë opozitare janë pro zgjedhjeve të parakohshme.

Pëllumb Xhufi, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, thotë se zgjedhjet e parakohshme do të dëmtonin të ardhmen e vendit.

Sipas tij, strukturat e partisë do të marrin së shpejti një vendim për zgjedhjen e presidentit.

Parlamenti Shqiptar ka votura tre herë pa sukses për zgjedhjen e presidentit.

Raundi i katërt do të zhvillohet në ditët në vijim.

Kandidatët

Në garë janë Bamir Topi dhe Neritan Ceka, i cili po ashtu nuk mbështetet nga opozita.

Afati i fundit kushtetues, raundi i pestë i votimit, deri kur duhet të zgjidhet presidenti është 24 korriku.

Në të kundërt do të duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Ish Kryeministri dhe një prej kandidatëve të rënë nga gara për president, Fatos Nano, ka bërë të ditur se do të ankohet për dy raundet e para të votimit për president në Gjykatën Kushtetuese, pasi mungonte kuorumi i nevojshëm prej 84 deputetëve.

Nëse Partia Socialiste nuk e bën këtë, atëhere z. Nano tha se do t'i drejtohej vetë Gjykatës Kushtetuese.

Z. Nano ishte kandidat për president në tre raundet e votimit në parlament, por u skuaalifikua në votimin e fundit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>