BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 17 korrik 2007 - 11:41 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kandidati nga opozita Neritan Ceka
 
Kandidati nga opozita Neritan Ceka
Neritan Ceka kalon në raundet përfundimtare
Deputeti Neritan Hasan Ceka, 66 vjeç, kryetar i partisë Aleanca Demokratike, është kandidati që ka dalë nga opozita e qendrës së majtë.

Përfshirja e tij e papritur në garën presidenciale në raundin e tretë të votimit e nxorri atë në vend të dytë duke bërë të mundur kalimin e tij në raundin e katërt të votimit për presidentin.

Ka mbaruar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Zoti Ceka iu përkushtua arkeologjisë duke qenë një nga figurat kryesore në këtë fushë.

Në periudhën 1985-1990 ai ka punuar si shef i departamentit të arkitekturës në Institutin Arkeologjik dhe më vonë në periudhën 1990-1993 ka qenë drejtor i Institutit Arkeologjik.

Me vendosjen e sistemit shumëpartiak zoti Ceka u përfshi në politikë. Ai ka qenë deputet që në legjislaturën e parë shumëpartiake në vitin 1991.

Kryetar i grupit parlamentar të PD-së në vitin 1991, gjithashtu edhe nënkryetar i PD-së. Me largimin e një grupi deputetësh nga PD-ja ai bëhet president i Aleancës Demokratike në vitin 1992.

Në periudhën 1997-1998 ai ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano. Nga viti 1998 në vitin 2005 ka qenë kryetar i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Ai është tani anëtar i komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.

Zoti Ceka ka botime të shumta në fushën e arkeologjisë: Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme (1985); Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria (1994); Ilirët (2001); Apollonia e Ilirisë (1982); Butrinti (2001); Bglise (2004).

(Burimi: Kuvendi i Shqipërisë)

 
 
LOKALE
Opozita për zgjedhje të reja
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Ende kërkohet kandidati konsensual
05 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Bisedime të vështira për presidentin
03 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Ende e pazgjidhur çështja e presidentit
27 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Presidenti i ri të vijë nga nga politika
26 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Raund i ri bisedimesh për presidentin
25 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Nuk ka marrëveshje për presidentin
22 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>