BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 15 korrik 2007 - 13:01 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Nano del nga gara pėr president
 

 
 
Presidenca
Topi dhe Ceka janė dy kandidatėt pėr presidentin e ri
Nė raundin e tretė tė votimit, parlamenti shqiptar nuk arriti sėrisht tė zgjidhte kreu e ri tė shtetit.

Ndryshe nga dy raundet e mėparshme nė tė morėn pjesė 85 deputetė, por asnjė nga kandidatėt e pranishėm nuk arriti tė merrte 84 vota qė parashikon kushtetuta pėr zgjedhjen nė postin e kreut tė shtetit.

Pjesa mė e madhe e deputetėve tė opozitės sikurse kishin paralajmėruar nuk morėn pjesė.

Ndėrkohė, rezultati i djeshėm ka paralajmėruar zhvillime tė rėndėsishme.

Kandidati demokrat Bamir Topi, ndonėse ka kryesuar garėn me 50 vota ka marrė shumė mė pak se nė dy raundet e mėparshme.

Megjithatė, zoti Topi ėshtė optimist.

Ndėrkaq, ndryshe nga ēfarė pritej udhėheqėsi liberal-demokrat Neritan Ceka, partia e tė cilit ėshtė nė opozitė, ka arritur tė marrė 32 vota, pjesa mė e madhe nga maxhoranca.

Mjaft optimist ai tha se po shkohet drejt zgjidhjes sė problemit.

Por ndoshta lajmi mė i bujshėm ėshtė eleminimi nga gara pėr postin e kreut tė shtetit e ish udhėheqėsit socialist Fatos Nano, i cili mori vetėm tre vota.

Ende nuk dihet nėse zoti Nano i cili e kish vetėshpallur kandidaturėn, t'u ketė bėrė thirrje pėrkrahėsve tė tij pėr tė marrė pjesė nė votim.

Pas kėtyre zhvillimeve, deri diku tė papritura, sėrisht pėr mjaft analistė, hija e zgjedhjeve tė parakohshme nuk ėshtė zhdukur.

Megjithatė, rezultati i arritur nga zoti Ceka mund t'i shtyjė partitė e opozitės tė mbėshtesin kandidaturėn e tij nė raundin e katėrt.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>