BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 11 korrik 2007 - 18:41 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Socialistët përgatiten për zgjedhjet
 
Kryetari i PS-së Edi Rama
Rama thotë se zgjedhjet janë alternativa për krizën
Kreu partisë Socialiste të opozitës në Shqipëri, Edi Rama, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme për zgjidhjen e krizes politike në vend.

Deklaratën e tij zoti Rama e bëri në qytetin e Shkodrës, etapa e parë e një turi të ndërmarrë prej tij për të përgatitur strukturat socialiste për zgjedhjet e parakohshme pas dështimit të konsensusit me shumicën e djathtë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Duke iu referuar kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Sali Berisha, kreu socialist tha se duhen larguar nga skena politike figurat e vjetra që nuk kanë sens bashkëpunimi.

Ndonëse ka shprehur shumë rezerva për punën e prokurorisë shqiptare, e cila qe prej zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut të vitit 2005 është vënë në qendër të sulmeve të ashpra nga shumica qeverisëse, zoti Rama tha se partia e tij nuk mund të pranojë pazare në kurriz të pavarësisë së institucioneve.

 
 
LOKALE
Dështon dhe votimi i dytë për presidentin
11 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Opozita për zgjedhje të reja
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Shqipëria ende pa president të ri
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Ende nuk ka kandidat konsensual
07 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>