BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 09 korrik 2007 - 18:24 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Opozita për zgjedhje të reja
 
Presidenca
Kreu i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, tha të hënën në Tiranë se në vend duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Duke folur në emër të partive opozitare, z. Rama tha se shkak për këtë ishte dështimi i negociatave për presidentin e ri të vendit.

Ai fajësoi për këtë dështim kryeministrin Sali Berisha.

Qeveria nuk ka reaguar për njoftimin e opozitës.

Vendimi i opozitës vjen një ditë pasi në Kuvendin e Shqipërisë u votua për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në garë ishin nënkryetari i partisë demokratike, Bamir Topi dhe ish-kryeministri socialist, Fatos Nano.

Por ai dhe opozita e bojkotuan seancën.

Në përfundim të votimit, Topi mori 75 vota, kurse Nano vetëm 3.

Ndërkohë kryetarët e grupeve parlamentare pritet të vendosin se kur do të mbahet votimi i rradhës për presidentin.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>