BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 08 korrik 2007 - 17:52 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ende nuk ka kandidat konsensual
 
Ndërtesa e presidencës në Tiranë
Njoftohet se po diskutohen tetë kandidatura
Në Shqipëri vazhdojnë përpjekjet për të gjetur emrin e kandidatit konsensual për postin e kreut të shtetit.

Përveç disa emrave të paraqitur si kandidatë, në garë janë edhe emrat e Bamir Topit dhe Fatos Nanos që kanë mundur të sigurojnë numrin e duhur të votave, njëzetë.

Siç ishte parathënë, kandidati konsensual për postin e presidentit do të duhet t'i paraqitet parlamentit për votim të dielën.

Bisedimet e të shtunës

Njoftohet se krerët e partive diskutuan disa kandidatura.

Krerët e gjashtë forcave politike rikonfirmuan qëndrimin se presidenti i ri i Shqipërisë duhet të jetë konsensual.

Nga koalicioni qeveritar në bisedimet për presidentin morën pjesë kryeministri Berisha, kryetari i PR Mediu dhe ai i PDK, Ndoka.

Nga opozita të pranishëm ishin kryetari i PS, Rama, ai i LSI, Meta dhe kryetari i PSD, Gjinushi.

Në takimin e së premtes, krerët e partive ranë dakord që të ngrihet një grup pune për kryerjen e reformave që kërkon opozita.

Opozita kërkon reformë elektorale, kushtetuese si dhe në drejtësi e në pushtetin vendor.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>