BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 05 korrik 2007 - 09:51 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ende kërkohet kandidati konsensual
 
Kuvendi i Shqipërisë
Vazhdojnë ende përpjekjet për gjetjen e një kandidati konsensual për president të Shqipërisë, ndërsa koalicioni qeverisës dhe opozita nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Seanca e filluar të mërkurën në mbrëmje, që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, u ndërpre pa u arritur që të votohet, dhe të gjendet një konsensus mes shumicës dhe opozitës për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Me shtyrjen e seancës është kapërcyer çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, pasi konsiderohet vijim i seancës, ndonëse sipas kushtetutës së vendit, duhet të shpalleshin zgjedhjet e reja parlamentare.

Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, dhe në emër të aleatëve të tij, kërkoi mirëkuptim duke shkuar deri në sugjerimet për rishikim të kushtetutës për afatet dhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit, duke përmendur dhe zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari partisë Socialiste të opozitës Edi Rama ka kërkuar një takim kokë më kokë më zotin Berisha për të gjetur një kandidat për president të votuar dhe të pranuar nga të gjithë.

Një takim të tillë, që mund të çojë drejt zhbllokimit të situatës, e kanë kërkuar dhe aleatët e Berishës dhe Ramës, madje dhe një takim më të gjërë më kryetarët e partive politike parlamentare.

Berisha është shprehur i gatshëm për një takim të tillë, por është shprehur skeptik për rezultatin.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Ben Blushi e ka identifikuar krizën si "krizë personale të Berishës" dhe jo të gjithëve.

Më parë vendi ka shkuar dy herë në zgjedhje të parakohshme në vitet 1992 dhe 1997.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>