http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 21 qershor 2007 - 10:23 CET

Seancė e pasuksesshme pėr presidentin

Kuvendi i Shqipėrisė hapi mbrėmjen e sė mėrkurės zyrtarisht procedurat pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė shtetit.

Ndėrsa pritej shpallja zyrtare e kandidaturave tė forcave politike pėr president tė ri tė vendit nė seancėn ku duhej tė bėhej, sipas kushtetutės votimi i parė, nuk u paraqit asnjė kandidat.

Partitė kryesore politike mė nė fund u ulėn tė bisedojnė pėr gjetjen e njė kandidati konsensual pėr president.

Bisedimet nė tryezėn PD-PS priten tė jenė intesive gjatė gjithė kohės deri nė 27 qershor kur sipas ligjit pritet raundi i dytė i votimit.

Analistėt thonė se ka gjasa tė mėdha qė edhe ai votim tė jetė shterpė, pasi palėt nuk i kanė 84 votat e duhura pėr tė zgjehdur kreun e shtetit ndėrsa mbrojnė qėndrime tė kundėrta.

Opozita kėmbėngul se edhe gjatė raundeve tė tjera tė votimit nuk do tė pranojė asnjė kandidat tė shumicės ndėrsa shumica thotė se nuk pėrjashton nga gara asnjė kandidat.

Nė tryezėn e partive politike ėshtė hedhur si variant zgjidhje edhe zgjedhja e presidentit me votim popullor pėr
ēka duhen bėrė me parė ndryshime ne Kushtetutė.

Palėt thonė se do tė bėjnė gjithka qė tė zbatojnė kėshilllėn e BE-sė pėr tė shmangur zgjedhjet e parakohėshme.