http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 10 qershor 2007 - 16:33 CET

Bush bėn "vizitė historike" nė Shqipėri

Presidenti Xhorxh W. Bush ėshtė bėrė presidenti i parė nė detyrė i Shteteve tė Bashkuara qė viziton Shqipėrinė.

Ai nuk mund tė priste njė mikėpritje mė entuziaste.

Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha e falenderoi zotin Bush pėr vizitėn nė Shqipėri duke e cilėsuar kėtė si "vizitė historike".

Kryeministri shqiptar tha nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me presidentin amerikan se Shqipėria do tė qėndrojė krahė pėr krahė me Shtetet e Bashkuara kurdo qė tė kishte nevojė nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar.

 Ju siguron se ata do tė jenė nė krahun tuaj, kurdo qė zėri dhe kontributi i tyre i vendosur nevojitet kundėr terrorizmit ndėrkombėtar.
 
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha

"Ndjenjat miqėsore pėr kombin tuaj dhe vendin tuaj tė madh - amerikanizmi i shqipėtarėve - janė me tė vėrtetė njė ēėshtje kranarie kombėtare," tha zoti Berisha.

"Shqiptarėt janė shumė krenarė pėr miqėsinė me SHBA-nė dhe bashkėpunimin qė ata kanė me kombin tuaj nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, praninė e tyre nė krahun tuaj nė Irak e Afganistan," tha zoti Berisha.

"Ju siguroj se ata do tė jenė nė krahun tuaj, kurdo qė zėri dhe kontributi i tyre i vendosur nevojitet kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, kėtij armiku mė tė rrezikshėm tė popujve tė lirė," tha kryeministri shqiptar i cili premtoi trefishimin e numrit tė ushtarėve shqiptarė nė Afganistan.
Treg nė Tiranė
Shqiptarėt e shohin vizitėn si historike

Kryeministri Berisha tha se Shqipėria do tė punojė pėr tė plotėsuar standardet e anėtarėsimit nė NATO, reforma tė thella politike dhe nė ushtri, pėrfshirė rritjen me 2 pėr qind tė buxhetin pėr ushtrinė.

Presidenti amerikan vlerėsoi nivelin e lartė tė marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe SHBA-sė.

Ai tha se SHBA-ja pėrkrah dėshirėn e Shqipėrisė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO. Ai vlerėsoi lart tolerancėn fetare nė Shqipėri.

"Shpreha dėshirėn qė Shqipėria tė hyjė (nė NATO), unė jam pėrkrahės i kėsaj dėshire," tha presidenti amerikan.

Gjatė qėndrimit nė Tiranė, zoti Bush ka folur para trupave shqiptare, njė shprehje mirėnjohje kjo pėr Shqipėrinė qė ka kontribuar ushtarakisht nė Afganistan dhe Irak.

"U thashė trupave se ju respektoheni nga ushtarakėt tanė si ushtarė tė stėrvitur mirė dhe kurajozė," tha zoti Bush.

"Zoti kryeministėr ne ju falenderojmė shumė pėr angazhimin tuaj ndaj lirisė nė Irak dhe Afganistan," tha presidenti Bush.

"Kėto janė dy fronte jetėsore nė luftėn ndaj terrorit, Shtetet e Bashkuara kanė njė mik tė fuqishėm tek Shqipėria nė kėtė luftė dhe unė ju falenderoj," tha presidenti amerikan.

Ai inkurajoi politikanėt shqiptarė tė punojnė sė bashku pėr tė plotėsuar standardet e anėtarėsimit nė NATO.

"Politikanėt duhet tė punojnė sė bashku pėr tė arritur kėto standarde, tė lėnė mėnjanė ndryshimet politike," tha ai.

Bush nė Tiranė

Presidenti amerikan George Bush ka mbėrritur nė Tiranė nė vizitėn e parė tė njė presidenti amerikan nė Shqipėri.
Xhorxh dhe Laura Bush takohen me biznesmenė nė Fushė Krujė
Bush viziton qytetin e Fushė-Krujės

Ai dhe bashkėshortja e tij, Laura, u pritėn nė aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtėm shqiptar Lulzim Basha dhe nga deputetėt Bamir Topi e Ben Blushi.

Mė pas presidenti Bush u takua nė Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipėrisė, Aleksandėr Moisiu.

Presidenti shqiptar Moisiu i dha zotit Bush dekoratėn mė tė lartė "Urdhrin e Flamurit" pėr kontributin e tij nė mbėshtetje tė ēėshtjes shqiptare.

Gjatė vizitės sė zotit Bush nė Tiranė janė nė fuqi masa tė rrepta sigurie.

Zoti Bush takoi nė Fushė-Krujė njė grup biznesmenėsh shqiptarė qė kishin marrė mbėshtetje financaire nga agjenci amerikane zhvillimi.

Pas takimit, zoti Bush doli, jashtė protokollit, nė rrugėn kryesore tė Fushė-Krujės dhe takoi shumė qytetarė entuziastė.