http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 08 qershor 2007 - 10:49 CET

Ilir Kadia
BBC, Tiranė

Kuvendi debaton zgjedhjen e presidentit

Seanca e parė pėr votimin nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr zgjedhjen e presidentit tė ri tė vendit do tė zhvillohet mė 20 qershor.

Vendimi u mor tė enjten nga konferenca e kryetarėve tė grupeve parlamentare.

Pėrfaqėsues tė shumicės kanė propozuar votė nga populli nėse dėshtojnė tre votimet nė Kuvend.

Shumica kėrkon tė shmangė zgjedhjet e parakohshme nėpėrmjet ndryshimit tė kushtetutės.

Opozita e bashkuar mė parė ishte kėmbėngulėse nė kėrkesėn e saj pėr zbatim tė Kushtetutės dhe vendi t'i nėnshtrohet zgjedhjeve tė parakohshme nėse presidenti nuk zgjidhej dot nga Kuvendi.

Deri tani janė vetėdeklaruar qė janė nė garė ish kryeministri Fatos Nano dhe disa kandidatė tė tjerė nga e majta.

Shumica ka shpallur si kandidat tė saj nėnkryetarin e partisė dhe kryetarin e grupit parlamentar Bamir Topi.

Periudha deri mė 19 qershor ėshtė periudha e mbledhjes sė firmave tė 20 deputetėve pėr secilin kandidat.

Sipas Kushtetutės sė Shqipėrisė presidenti i ri zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa debat nė Kuvend me njė shumicė prej tre tė pestave tė tė gjithė anėtarėve tė tij, pra jo mė pak se 84 vota.

Kur nuk arrihet kjo votimi i dytė bėhet pas shtatė ditėsh dhe nėse ka nevojė pėr njė votim tė tretė ai kryhet po pas shtatė ditėve tė tė dytit.

Vazhdohet kėshtu deri nė pesė raunde votimesh dhe nėse s'ka rezultat atėherė Kuvendi shpėrndahet dhe brenda gjashtėdhjetė ditėsh bėhen zgjedhje tė reja.

Kuvendi i ri zgjedh presidentin sipas procedurave tė mėsipėrme, por nėse edhe ai nuk mund ta realizojė dot zgjedhjen e tij, atėhere vendi shkon sėrish nė zgjedhje tė pėrgjithshme dhe Kuvendi i dalė pas tyre zgjedh presidentin me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė tij.