BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 27 qershor 2007 - 08:34 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kuvendi i Shqipërisë pranë dështimit të dytë
 
Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i detyruar të mblidhet pa kandidatë për president
Pas një jave negociatash dhe polemikash mes kampeve kundërshtare politike ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar për postin e Presidentit të Shqipërisë.

Parlamenti është i detyruar, në bazë të kushtetutës, të mblidhet të mërkurën për të konsumuar seancën e dytë të procesit të zgjedhjes.

Proces që është paralajmëruar të dështojë për arsye se nuk ka kandidatë.

Arsyeja qëndron në mosarritjen ende të konsensusit të domosdoshëm mes dy kampeve politike.

Konsensusi është i domosdoshëm pasi përndryshe nuk mund të mblidhen 60% e votave, ose 3/5 e deputetëve, përcaktim i sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë për zgjedhjen e Presidentit.

Partia Socialiste e opozitës ka vënë si kusht për arritjen e konsensusit në fjalë, tërheqjen nga gara të kandidatit të Partisë Demokratike, Bamir Topi që është nënkryetar i partisë në pushtet.

Demokratët thonë se as nuk kanë vënë kushte e as nuk pranojnë të tilla.

 
 
LOKALE
Seancë e pasuksesshme për presidentin
21 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Ligji shqiptar dhe procedura e zgjedhjes
20 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Kuvendi debaton zgjedhjen e presidentit
08 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>