BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 22 qershor 2007 - 07:57 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Nuk ka marrëveshje për presidentin
 

 
 
Parlamenti i Shqipërisë
Seanca e parë për presidentin dështoi në parlament të mërkurën
Delegacionet e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Shqipëri kane mbyllur ditën e dytë të bisedimeve midis tyre pa arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidenti të ri të vendit.

Mëgjithatë, nga deklarimet e palëve pas takimit, shihet një përafrim në qëndrimet e tyre.

Përfaqësuesi socialist, Blendi Klosi tha se zgjidhja, sipas pikëpamjes socialiste, shkon drejt zgjidhjes së një sërie reformash.

Për përfaqësuesin demokrat Astrit Patozi i mbështet këto propozime.

Megjithatë pika më e vështirë gjatë diskutimeve mbetet çështja se kujt do t'i takojë presidenti i ri.

Përpjekje të reja

Ndërkohë brenda dy kampeve, situate është e ndryshme.

Ndërsa të djathtët duket se flasin me një zë, tek të majtët janë vënë re shenja çarjeje.

Partitë e vogla të krahut të majtë po kërkojnë përfshirjen e tyre në këto bisedime.

Kryetari socialdemokrat Skënder Gjinushi ka paralajmëruar dështimin e procesit.

Ndërkohë njoftohet se në zgjedhjen e presidentit të ri janë përfshirë edhe qarqet diplomatike në Tiranë.

Mediat e Tiranës spekulojnë me emra të rinj për postin e kreut të ri të shtetit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>