BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 21 qershor 2007 - 10:23 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Seancë e pasuksesshme për presidentin
 
Parlamenti i Shqipërisë
Kalon pa rezultat seanca e parë për zgjedhjen e presidentit
Kuvendi i Shqipërisë hapi mbrëmjen e së mërkurës zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ndërsa pritej shpallja zyrtare e kandidaturave të forcave politike për president të ri të vendit në seancën ku duhej të bëhej, sipas kushtetutës votimi i parë, nuk u paraqit asnjë kandidat.

Partitë kryesore politike më në fund u ulën të bisedojnë për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Bisedimet në tryezën PD-PS priten të jenë intesive gjatë gjithë kohës deri në 27 qershor kur sipas ligjit pritet raundi i dytë i votimit.

Analistët thonë se ka gjasa të mëdha që edhe ai votim të jetë shterpë, pasi palët nuk i kanë 84 votat e duhura për të zgjehdur kreun e shtetit ndërsa mbrojnë qëndrime të kundërta.

Opozita këmbëngul se edhe gjatë raundeve të tjera të votimit nuk do të pranojë asnjë kandidat të shumicës ndërsa shumica thotë se nuk përjashton nga gara asnjë kandidat.

Në tryezën e partive politike është hedhur si variant zgjidhje edhe zgjedhja e presidentit me votim popullor për
çka duhen bërë me parë ndryshime ne Kushtetutë.

Palët thonë se do të bëjnë gjithka që të zbatojnë këshilllën e BE-së për të shmangur zgjedhjet e parakohëshme.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>