BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 18 qershor 2007 - 11:45 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ende asnjë kandidat zyrtar për president
 
Parlamenti i Shqipërisë
Një javë nga afati i fundit ligjor për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, në Tiranë ende nuk ka njoftim për shpalljen e ndonjë kandidati zyrtarisht.

Disa emra janë lakuar në shtyp dhe në ambientet politike, por ende asnjeri nuk e ka siguruar konsensusin e domosdoshëm të dy kampeve politike.

Ka mbërritur në pothuaj 10 numri i emrave të lakuar javët e fundit si kandidatë të mundshëm për postin e presidentit të Republikës, procedurat për zgjedhjen e të cilit duhet të fillojnë brenda kësaj jave në Parlament.

Në faqet e shtypit u shfaq propozimi për zgjedhjen e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare si kandidat asnjëanës, por nuk ka pasur nga ana e tij ndonjë shprehje për këtë ide.

As kandidati i shpallur prej kohësh nga Partia Demokratike në pushtet, nënkryetari i saj Bamir Topi, nuk është paraqitur zyrtarisht si i tillë, d.m.th. nuk ka propozim nga të paktën 20 deputetë, ashtu siç e parashikon kushtetuta.

Zërat nga brenda PD-së, por edhe vetë fakti i mosparaqitjes zyrtare të zotit Topi, flasin për mosvendosmëri apo pritje në zyrat qendrore të partisë në pushtet.

As ish-kryeministri Fatos Nano nuk ka mundur deri orët e fundit që të sigurojë numrin minimal të firmave të deputetëve për t'u paraqitur si kandidat.

Një numër emrash të tjerë të shfaqur here pas here në shtyp është e vështirë të vlerësohen deri tani se sa shanse kanë për të hyrë në garë.

Në fakt, për arsye se zgjedhja e presidentit kërkon 3/5 e votave të parlamentit, është e domosdoshme arritja e konsensusit mes dy kampeve të politikës.

Përndryshe, rruga tjetër është shkrirja e parlamentit dhe hapja e rrugës së zgjedhjeve të parakohshme, një opsion ky që realisht askush nuk e dëshiron, porse të gjithë jo të bindur kërcënojnë se janë gati edhe për këtë zgjidhje.

Bashkësia ndërkombëtare ka filluar të dërgojë këshilla se zgjedhjet e parakohshme janë një opsion i dëmshëm për vendin dhe frenues për ecjen drejt integrimit euroatlantik.

Ndërkaq me polemika po shoqërohet procesi i numërimit të votave në zonën 86 në Pogradec ku u votua të dielën për zgjedhjen e deputetit të zonës.

 
 
LOKALE
Rama kundër kandidaturës së Nanos
15 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Kuvendi debaton zgjedhjen e presidentit
08 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Diskutohen kandidatët presidencialë
30 maj 2007 | Faqja Kryesore
Presidenti Moisiu reagon ndaj zhvillimeve
21 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>