BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 10 qershor 2007 - 09:45 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Shkupi mirėpret vizitėn e Bushit
 

 
 
Bush
Presidenti do tė takohet nė Tiranė me kryeministrin Gruevski
Nė Maqedoni, vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Tiranė shihet si njė sinjal i mirė pėr proceset evrointegruese tė rajonit.

Qėndrimi i presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Shqipėri dhe Bullgari, jo vetėm qė ėshtė mirėpritur nė Maqedoni, por kjo vizitė ėshtė cilėsuar si historike pėr tėrė rajonin.

Vizita e presidentit Bush nė Tiranė mirėpritet pėr dy arsye nė Maqedoni.

Maqedonia pret qė presidenti Bush, nėse nuk jep sinjal tė qartė pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO gjatė vitit tė ardhshėm, me siguri ka pėr ta inkurajuar delegacionin qeveritar maqedonas tė drejtuar nga kryeministri Nikolla Gruevski qė vendi tė vazhdojė me realizimin e reformave dhe se dyert e NATO-s pėr Maqedoninė dhe vendet e Kartės sė Adriatikut janė tė hapura.

Nga ana tjetėr shqiptarėt e Maqedonisė, nga presidenti Bush presin rikonformim tė qėndrimit amerikan se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qėndrojnė pas propozimit tė Marti Ahtisarit pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

Pėr nder tė vizitės sė presidenti Bush nė Tiranė, miqėsisė sė popullit shqiptar me atė amerikan, pėrvjetorit tė hyrjes sė forcave tė NATO-s nė Kosovė, pėrvejtorit tė Lidhjes sė Prizrenit, organizata joqeveritare “Zgjohu”, tė dielėn nė mbrėmje nė sheshin “Skenderbeu” nė Shkup do tė organizojė njė mbrėmje kulturore-artistike.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>