BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 08 qershor 2007 - 10:49 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kuvendi debaton zgjedhjen e presidentit
 

 
 
Kuvendi i Shqipërisë
Senaca për presidentin e ri pritet të jetë një debat mjaft i nxehtë
Seanca e parë për votimin në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit do të zhvillohet më 20 qershor.

Vendimi u mor të enjten nga konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Përfaqësues të shumicës kanë propozuar votë nga populli nëse dështojnë tre votimet në Kuvend.

Shumica kërkon të shmangë zgjedhjet e parakohshme nëpërmjet ndryshimit të kushtetutës.

Opozita e bashkuar më parë ishte këmbëngulëse në kërkesën e saj për zbatim të Kushtetutës dhe vendi t'i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme nëse presidenti nuk zgjidhej dot nga Kuvendi.

Deri tani janë vetëdeklaruar që janë në garë ish kryeministri Fatos Nano dhe disa kandidatë të tjerë nga e majta.

Shumica ka shpallur si kandidat të saj nënkryetarin e partisë dhe kryetarin e grupit parlamentar Bamir Topi.

Periudha deri më 19 qershor është periudha e mbledhjes së firmave të 20 deputetëve për secilin kandidat.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë presidenti i ri zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat në Kuvend me një shumicë prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të tij, pra jo më pak se 84 vota.

Kur nuk arrihet kjo votimi i dytë bëhet pas shtatë ditësh dhe nëse ka nevojë për një votim të tretë ai kryhet po pas shtatë ditëve të të dytit.

Vazhdohet kështu deri në pesë raunde votimesh dhe nëse s'ka rezultat atëherë Kuvendi shpërndahet dhe brenda gjashtëdhjetë ditësh bëhen zgjedhje të reja.

Kuvendi i ri zgjedh presidentin sipas procedurave të mësipërme, por nëse edhe ai nuk mund ta realizojë dot zgjedhjen e tij, atëhere vendi shkon sërish në zgjedhje të përgjithshme dhe Kuvendi i dalë pas tyre zgjedh presidentin me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

 
 
LOKALE
Këshilli rrëzon kërkesën e ministrit
23 maj 2007 | Faqja Kryesore
Rama flet për zgjedhje të parakohshme
14 maj 2007 | Faqja Kryesore
Diskutohen kandidatët presidencialë
30 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>