BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 08 qershor 2007 - 06:43 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Punimet e G8-s përqëndrohen tek Afrika
 

 
 
Bono dhe Bob Geldof
Artistët Bono dhe Bob Geldof po bëjnë fushatë për mbështetje
Në ditën e fundit të samtit të G8-s, udhëheqësit botërorë në Gjermani e kanë kthyer vëmendjen tek Afrika.

Një korrespondent diplomatik i BBC-së tha se grupi i udhëheqësve të G8-s e pranoi se nuk janë duke mbajtur premtimet e bëra Afrikës dhe pranuan të rekuperojnëpër atë që nuk është arritur përsa i takon fondeve për arsimin e fëmijëve të kontinentit.

Gjashtë udhëheqës afrikanë ia bashkuar diskutimeve në samit.

Presioni është rritur në mënyrë të veçantë për atë që quhet mbushja e boshllëkut në planet për një ndihmë universale për ilaçe kundër Aids-it dhe për arsimimin bazë të të gjithë fëmijëve në Afrikë.

Këngëtarët, Bob Geldof dhe Bono kanë bërë përpjekje për të marrë mbështetjen e udhëheqësve të veçantë.

Kryeministri britanik, Tony Blair pranoi se ka patur dështime dhe vonesa, në përmbushjen e premtimeve për Afrikën.

Ai e bëri këtë deklaratë duke theksuar edhe angazhimet e reja dhe të mëdha për ndihmë nga ana e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Miliona njerëz do të presin që ky samit të ecë përpara duke marrë shembull nga marrëveshje për klimën, por kësaj rradhe të ecë përpara për të varfërit në Afrikë.

 
 
LOKALE
Marrëveshje për ndryshimin e klimës
07 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Samiti i G8-ës në Gjermani
06 qershor 2007 | Faqja Kryesore
SHBA kundërshton objektivat e G-8
06 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>