BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 09 qershor 2007 - 19:59 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Bush viziton Shqipėrinė
 

 
 
Presidenti amerikan
Presidenti Bush
Presidenti Xhorxh Bush ndalet tė dielėn pėr disa orė nė Tiranė nė vizitėn e parė nė Shqipėri nga njė president amerikan.

Pėr kėtė vizitė tė rrallė ėshtė mobilizuar nė maksimum protokolli i shtetit dhe pritet qė tė ketė ceremoni pompoze.

Akset rrugore pėrreth Tiranės do tė mbyllen ose do tė ketė kufizime tė trafikut.

Zoti Bush vjen nė Tiranė nga njė vizitė nė kryeqytetin italian Romė tė dielėn paradite dhe do tė largohet mbasdite pėr nė Bullgari.

Rrugėt kryesore tė Tiranės kanė ndryshuar pamje duke u veshur me flamuj, parrulla dhe postera shumė lloj formatesh tė cilėt kremtojnė vizitėn e Pesidentit amerikan nė Shqipėri dhe i urojnė atij mirėseardhjen.

Njėra prej rrugėve kryesore tė qendrės sė Tiranės, me propozim tė kėshilltarėve tė djathtė tė bashkisė, do tė marrė emrin Xhorxh Bush.

Masat e sigurisė kanė ardhur duke u forcuar. Helikopterė amerikanė prej ditėsh fluturojnė nė qiellin e Tiranės, nė atė qė merret vesh se ėshtė stėrvitje e pėrditshme dhe mbajtje nėn mbikqyrje e zonave nga do tė kalojė Presidenti Bush.

Gjėmime topash janė dėgjuar disa herė mbi qiellin e Tiranės ditėt e fundit, tė cilat besohet se janė stėrvitje qė skuadrat e artilerisė shqiptare kanė bėrė pėr tė realizuar ceremonitė e nderimit tė mysafirit amerikan ditėn e diel.

Gazetarė perėndimorė kanė filluar tė mbėrrijnė nė Tiranė pėr tė ndjekur nga afėr vizitėn dhe pėr tė treguar se ēfarė mendojnė shqiptarėt pėr Amerikėn.

Klasa politike ėshtė shfaqur nė unison nė vlerėsimin se vizita e zotit Bush ėshtė historike dhe se ajo vjen si njė kulm i qėndrimit miqėsor tė Shteteve tė Bashkuara ndaj popullit shqiptar.

Presidenti Bush do tė ketė takim me Presidentin Alfred Moisiu, takim tė veēantė me kryeministrin Sali Berisha dhe njė takim tė pėrbashkėt me kryeministrat e Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė.

Presidenti Bush pritet tė shkojė nė afėrsi tė Fushė-Krujės ku agjensia amerikane e ndihmave ka financuar ngritjen e njė biznesi bujqėsor.

Drejtuesit e policisė shqiptare njoftuan se ditėn e diel trafiku nė rrugėt hyrėse nė Tiranė do tė jete pothuaj i mbyllur pėr automjetet.

Vizita ėshtė historike pėr Shqipėrinė dhe autoritetet shqiptare janė maksimalisht tė impenjuar qė ajo tė shkojė sa mė mirė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>