BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 10 maj 2007 - 16:19 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kariera politike e Toni Blerit
 
Toni Bler
Toni Bler deklaron largimin nga politika
Toni Bler ishte një politikan me bindje dhe me vendosmëri, duke bërë atë që ai besonte se ishte e drejtë.

Toni Bler:"Nuk është koha që të na merren këmbët dhe të ndalojmë. Ka ardhur koha që ky parlament, dhe jo vetëm kjo qeveri, apo në fakt ky kryeministër, të na drejtojë, por që ky parlament të demonstrojë se ne do të ngrihemi në këmbë për atë që ne e dimë se është e vërtetë dhe e drejtë, të demontrojmë se ne do të përballemi me tiranitë, dhe diktaturat dhe terroristët, të cilët rrezikojnë mënyrën tonë të jetesës, të demostrojmë në momentin e vendimmarrjes se kemi kurajon për të bërë atë që është më e drejta. Ju kërkoj që të pranoni mocionin."


Kjo deklaratë e Tony Blair u dha në kulmin e përpjekjeve të tij bindëse, duke argumentuar për domosdoshmërinë e luftës në Irak përpara parlamentit britanik në vitin 2003.

Por ndërkohë që ai largohet nga posti, karriera e tij eklipsohet nga Iraku dhe shpresa e tij për ndryshimin e politikës britanike për mëse një gjeneratë.

Toni Bler :"Unë përpiqem dhe bëj më të mirën. Unë jam përpjekur të bëjë më të mirën gjatë 10 viteve të fundit. Nuk them se gjithmonë kam pasur të drejtë. Natyrisht që jo. Ka pasur edhe gabime dhe gjëra që janë bërë gabim gjatë kësaj kohe. Por në fakt kur kthej kokën mbrapa dhe shoh dhjetë vjet që kaluan, unë besoj se ka shumë gjëra që janë bërë mirë".

Karriera e Toni Blerit u formëzua në vitet 70, kur ai i bashkua Partisë Laburiste të qëndrës së majtë.

Fillimisht, ai ishte i lumtur të vetëpërshkruhej si socialist, por ishte i irrituar me grupimet e ekstremit të majtë brenda Partisë Laburiste, të cilat ai besonte se kishin krijuar një parti brenda partisë.

Bler argumentonte se kishte interesa të përbashkëta mes votuesve të klasës së mesme dhe klasës punëtore.

Filozofia e tij më pas u njoh si Rruga e Tretë, (Third Way). Për disa të tjerë ishte thjesht një sajesë për të fshehur mungesën e ideologjisë.

Kjo do të nënkuptonte se zoti Bler dhe aleatët e tij gjithmonë ishin trajtuar me dyshim të madh nga krahu tradicional i Partisë Laburiste.

Mes aleatëve të tij kishte një tjetër anëtar të ri ambicioz në parlament dhe ai ishte, Gordon Braun. Të dy këta politikanë ishin yje në rritje, por shumë shpejt do të konkuronin kundër njëri-tjetrit.

Vdekja e ish-udhëheqësit të Laburistëve, Xhon Smith në 1994-ën, e ndryshoi brenda natës miqësinë mes Blerit dhe Braunit.

U bë shumë shpejt e qartë se Toni Bler ishte favoriti në rradhët e publikut dhe Gordon Braun, u detyrua të lëshojë rrugë, duke ia lënë udhëheqjen partisë, rivalit të tij më popullor, pikërisht Toni Blerit.

Në Konferencën e Laburistëve, kur ai u zgjodh udhëheqës i Partisë, ai deklaroi:

Toni Bler :" Unë nuk do të pushojë derisa edhe njëherë fatet e popullit dhe partisë sonë do të bashkohen përsëri në fitoren në ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme".

Me një zell evangjelist zoti Blair përckatoi misionin e tij për të bërë ndrshime të mëdha në rradhët e Partisë Laburiste të qendrës së majtë.

Ai e drejtoi sulmin e tij ndaj krahut të majtë duke hequr pjesën kryesore të Kushtetutës së vjetër socialiste të Laburistëve.

Me një grup aleatësh të vendosur, e riemëroi partinë në Partinë e re Laburiste, (New Labour) dhe arriti një fitore mjaft të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të 97-ës. Pas fitores ai deklaroi:

Toni Blair: "Një agim i ri ka lindur apo jo? Dhe është e mrekullueshme. Ne gjithmonë kemi thënë se nëse kishim kurajon për ndryshim, atëherë mund ta bënim këtë dhe ia arritëm".

Por pavarësisht imazhit të freskët, zoti Bler punoi shumë për të bindur publikun britanik se shumë nga politikat e paraardhësit të tij, të konservatorëve, do të mbesnin të njëta dhe të pandryshuara.

Sa për fillim, shpenzimet u pakësuan dhe shumë taksa nuk ndryshuan. Pas dy vjetësh, megjithëse investimet në shëndetësi dhe arsim u rritën dukshëm, ekonomia britanike u forcua dhe taksat, sipas kritikëve ishin të fshehta.

Megjithatë pati një lloj radikalizimi.

Arritja e vetme më e madhe e zotit Bler në vitet e para ishte bashkimi dhe ulja në tryezë e palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut. Ai deklaroi atëherë:

Toni Bler :"Duke bërë atë që bëmë sot, ne kemi kryer atë që unë besoj ishte vullneti i shumicës dërrmuese të popullit në Irlandën e Veriut , dhënia e shansit për të jetuar në paqe, shansi për të nxjerrë fëmijët nga hija e frikës."

Marrëdhniet më të ngushta me Uashingtonin shiheshin si prioritet i politikës së jashtme, siç kujton Alistair Campbell, një nga këshilltarët më të afërt të zoti Bler.

Campbell: "Unë mendoj se nëse do t'i thonim atij, shkruaj në një copë letër, pas dhjetë vjetësh në këtë vend pune, se cilat janë gjërat më të rëndësishme, mendoj se do të ishte marrëdhnie të ngushta me presidentin amerikan, kushdo që të ketë qënë ai, do të ishin në krye."

Toni Bler dhe Presidenti Bill Klinton kishin një raport dhe marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin.

Marrëdhnia e tyre u çimentua në 1999, ku pa mbeshtetjen e Kombeve të Bashkuara, NATO sulmoi Serbinë. Zoti Bler e justifikoi ndërhyrjen ushtarake me arsyetimin humanitar.

Toni Bler: "Atyre që thonë se synimi i sulmeveve ushtarake nuk është i qartë, unë po ua bëjë mëse të qartë. Kjo bëhet për të frenuar aftësinë e Millosheviçit për të bërë lufte ndaj një popullisë civile të pafajshme".

Analisti i BBC-së, Gabriel Partosh thotë se për Toni Bler, Kosova ishte një sukses i madh dhe një lloj trashëgimie që e inkurajoi Blerin të bëjë veprime, të cilat që t'i kishte shmangur.

Partosh: "Mendoj se shumë vetë e shohin dhe i gjykojnë veprimet e Toni Blerit për Kosovën, si një nga arritjet e tij më të ndritura në politikën e tij të jashtme. Kështu që ishte Toni Bler në fillim të mandatit të tij si kryeministër i Britanisë, pas afro 18 muajsh, nga ardhja në post, që u vu në rolin e timonierit , duke forcuar vendosmërinë që NATO-ja të vepronte dhe të mundësohej rikthimi i rrefugjatëve nga Kosova".

Më pas erdhën sulmet ndaj Nju Jorkut dhe Uashingtonit në 11 Shtator. Brënda pak orësh zoti Bler dha këtë përgjigje instiktive ndaj tyre.

Toni Bler:"Ky terrorizëm masiv është djalli i ri botës së sotme. Ai kryhet nga njerëz fanatik të cilët janë tërësisht indiferent ndaj jetës njerëzore. Dhe ne demokracitë e kësaj bote, do të bashkohemi për ta luftuar atë së bashku, dhe ta shfarosim plotësisht këtë të keqe të madhe nga bota jonë".

Pikëpamja e z.Bler se armët e shkatërimit në masë dhe shtetet me sjellje ndërkombëtare destruktive, kërcënojnë botën, gjetën mbështetje tek të gjithë presidentët amerikanë që ai punoi.

Në letër, Xhorxh Bush ishte kundërshtari ideologjik i Toni Blerit. Por të dy politikanët e çuan aleancën tradicionale trans-atlantike në një nivel të ri.

Pushtimi i Afganistanit në 2001 trimëroi ata politikanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkonin veprime të njëjta edhe në pjesë të tjera të rajonit.

Ndryshimi i regjimit nuk ka qënë kurrë pjesë e axhendës së z.Bler.

Por aleanca e tij me presidentin Bush e futi në një rrugë, ku ai e pati të vështirë të ushtronte ndikimin e tij.

Kur vështrimi i presidentit u kthye nga Iraku, z.Bler pati probleme për të bindur partinë e tij se kjo ishte një betejë e cila ia vlente që të luftohej.

Ndërkohë nëpër rrugë, mijëra vetë morrën pjesë në protesta kundër luftës në Irak.

Zotit Bler ju desh ti drejtohej tërë fuqive të veta bindëse, për të bërë që parlamenti të ndërgjegjësohej për nevojën e ndërhyrjes në Irak.

Toni Bler:"Ne na kërkohet tanimë seriozisht që të pranojmë që Sadami gjatë viteve të fundit, në kundërshtim me tërë historinë, dhe kundërshtim me tërë informacionet tona sekrete, ai ka vendosur që në mënyrë të njëanshme të shkatërroi këto armë. Unë ju them se një pretendim i tillë është totalisht dhe haptazi absurd."

Por armët e shkatërrimit në masë në Irak nuk u gjendën. Z.Bler u ndesh me akuzat se ai kishte keqpërdorur të dhënat e shërbimeve sekrete dhe se kishte gënjyer.

Edhe pse shumë hetime nuk e gjetën fajtor zoti Bler kundërshtarët e tij nuk ishin të kënaqur.

Iraku eklipsoi përpjekjet e tij për të luftuar çështjen e borxheve në Afrikë apo luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

Megjithatë, zoti Bler nuk ndjeu keqardhje.

Në 2005 u bë e qartë se magjia e Blerit po zvenitej. Edhe përpara se të hynte në zgjedhje dhe fitonte për të tretën herë me rradhë, një rekord për Partinë Laburiste britanike, ai filloi të cilësohej si një "përgjegjësi elektorale".

Kundërshtarët e tij, do të jenë i kënaqur për largimin e Toni Blerit.

Fundi nuk ishte aq i këndshëm sa do të dëshironte Toni Bler.

Frustrimi i rivalit të tij të vjetër, Gordën Braun, i dëshpëruar për postin e lartë të kryeministrit të vëndit, ishte pjesë e këtij arsyetimi.

Duke qënë se kishte njoftuar më herët që ai kishte ndërmend të largohej nga posti i kryeminstrit, ishte e pashmangshme që autoriteti i Blerit do të pësonte erozion.

Por ai u largua në kushtet kur shumë anëtarë të Partisë Laburiste, janë mëdyshje, nëse do të mund të përsërisin ndonjëherë formulën fituese.

Në fjalimin e tij të fundit në konferencën e Partisë Laburiste zoti Bler, u tha delegatëve laburistë.

Toni Bler: "Në vitet që do të vijnë, çfarëdo që të jem, dhe çfarëdo që të bëjë, do të jem me ju, duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke dëshiruar që ju të fitoni. Ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Ju tanimë jeni e ardhmja".

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>