BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 28 prill 2007 - 18:14 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ekipi faktmbledhës vlerëson vizitën
 
Prishtina
Një ekip faktmbledhës i Këshillit të Sigurimit të OKB ka bërë të ditur se ka përfunduar misionin në Kosovë, por nuk dha detaje mbi gjetjet e tyre.

"Tani jemi më mirë të pajisur me fakte përsa i përket situatës në përgjithësi, " tha drejtuesi i delegacionit, Johan Verbeke .

"Natyrisht nuk do të nxjerrim konkluzione në këtë fazë. Konkluzionet nuk do të nxirren këtu, " tha ai.

15 ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së qëndruan në Kosovë në një mision informativ.

Misioni është rezultat i dallimeve të shprehura në Këshillin e Sigurimit për sa i përket të ardhmes politike të Kosovës.

Vizita e paralajmëruar si njëra prej ngjarjeve të rëndësishme është realizuar në një kohë të tensionuar, pasi disa mijëra serbë, të organizuar nga vendbanime të ndryshme të Kosovës dhe të Serbisë, ishin vendosur në zonën kufitare me Kosovën, në mënyrë që të krijojnë përshtypjen e pamundësisë së kthimit të tyre në Kosovë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>