BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 27 prill 2007 - 07:47 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Misioni OKB-së në Kosovë
 
Shqiptarë të Kosovës
Shqiptarët kërkojnë pavarësi nga Serbia
Misioni faktmbledhës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, fillon të premten takimet zyrtare në Prishtinë.

Misioni, që udhëhiqet nga ambasadori i Belgjikës në OKB, ka arritur të enjten në mbrëmje në Prishtinë.

Ai pritet të mbledhë informacione për Kosovën, pas takimeve që ka zhvilluar në Beograd me zyrtarët e lartë serbë.

Zyrtarët e OKB-së do të takohen të premten me udhëheqës të lartë të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë.

Vizita do të vazhdojë në të dyja anët e qytetit të ndarë të Mitrovicës, pastaj në fshatin Frashër dhe në Graçanicë 5 kilometra në lindje të Prishtinës.

Zgjatet vizita

Delegacioni i KS e ka zgjatur vizitën e tij për një ditë më tepër në Kosovë dhe pritet që, veç tjerash, të vizitojë edhe fshatin Krushë e Vogël të Rahovecit, ku forcat serbe më 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës shqiptare.

Pritet të vizitohet dhe fshati Brestovik ku janë kthyer një numër banorësh serbë.

Misioni i KS që po qëndron në rajon për të mbledhur informacione fillimisht ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me zyrtarët e lartë të BE-së.

Pas vizitës së tij në Kosovë, misioni do të udhëtojë për në Vjenë për të takuar të dërguarin e posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, plani i të cilit parasheh një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Misioni u krijua pas mbledhjes së 3 prillit në New York, kur përfaqësuesi rus në OKB kundërshtoi planin e zotit Ahtisaari për Kosovën dhe kërkoi rivlerësim të përmbushjes së standardeve në Kosovë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>