BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 25 prill 2007 - 19:42 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Misioni i KS-së për Kosovën në rajon
 

 
 
Hartë e Kosovës
Anëtarët e Misionit të KS-së bisedojnë të enjten në Beograd me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë.

Në kuadër të kësaj vizite në Qeverinë e Serbisë u mbajt një konferencë ku bashkërenduesi i Ekipit Negociator të Beogradit, Sllobodan Samarxhiq dhe kryetarja e Qendrës Bashkërenduese për Kosovën, Sanda Rashkoviq Iviq vlerësuan se me këtë mision po fillon faza e re në zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Delegacioni pritet që pas bisedimeve me zyrtarët serbë, në orët e vona të pasditës, do të mbajë një konferencë shtypi ku do të flasë udhëheqësi i tij, ambasadori belg në Kombet e Bashkuara, Johan Verbeke.

Delegacioni pasdite shkon në Prishtinë ku do të vizitojë edhe disa enklavat serbe.

Sllobodan Samarxhiq bashkërendues i Ekipit Negociator serb ka thënë se Beogradi me kënaqësi e përqafon ardhjen e këtij Misioni dhe pret që ai praktikisht do ta fillojë zhbllokimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Zoti Samarxhiq dhe Sanda Rashkoviq Iviq kanë theksuar se ky mision duhet të jetë vetëm hapi i parë në vlerësimin e gjendjes reale në Kosovë dhe për vlerësimin e zbatimit të Rezolutës 1244 të KS, por Beogradi nuk pret se delegacioni pas vizitës do të hartojë raport final.

Ata kanë paralajmëruar se anëtarëve të Misionit do t'u propozojnë që pas tyre në Kosovë të shkojë një mision i rangut më të ulët diplomatik, i cili në hollësi do t'i hulumtonte rrethanat atje, dhe me qëllim të raportit sa më autentik e valid.

Samarxhiq ka thënë se KS nuk e ka miratuar pjesën më të madhe të sugjerimeve të Beogradit lidhur me vëllimin dhe programin e vizitës së Misionit, por ka shtuar se Beogradi të vazhdojë të insistojë që diplomatët të kalojnë sa më shumë kohë në terren, e më pak në bisedime nëpër zyra.

 
 
LOKALE
Misioni faktmbledhës për Kosovën
25 prill 2007 | Faqja Kryesore
Çeku riafirmon se nuk ka ndarje të Kosovës
24 prill 2007 | Faqja Kryesore
Takim në Luksemburg për Kosovën
23 prill 2007 | Faqja Kryesore
BE dhe Rusi në mosmarrëveshje
20 prill 2007 | Faqja Kryesore
Wolfgang Petrich për statusin e Kosovës
19 prill 2007 | Faqja Kryesore
SHBA mbështet pavarësi për Kosovën
17 prill 2007 | Faqja Kryesore
Tadiq: Plani ndërkombëtar i paqëndrueshëm
15 prill 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>