BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 17 prill 2007 - 19:43 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
SHBA mbështet pavarësi për Kosovën
 
Nicholas Burns
Zoti Burns tha se priste që KS të aprovonte planin për pavarësi
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të mbështesin deklaratën e pavarësisë së shumicës shqiptare në Kosovë, megjithë paralajmërimet nga qeveria e Serbisë që të mos e bëj këtë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit.

Nënsekretari i Shtetit, Nicholas Burns, tha se Uashingtoni e konsideronte pavarësinë si opsionin më të përshtatshëm për Kosovën, që administrohet nga Kombet e Bashkuara që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.

Zoti Burns shtoi se ai priste që Këshilli i Sigurimi të aprovonte planin për pavarësi të prezantuar nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari.

Beogradi ka thënë se do të hedhë poshtë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga çdo vend jashtë Këshillit të Sigurimit.

Ky zhvillim, sipas Serbisë, është një ndërhyrje direkte në punët e Brendshme.

 
 
LOKALE
Tadiq: Plani ndërkombëtar i paqëndrueshëm
15 prill 2007 | Faqja Kryesore
PNUD-i nxjerr rezultatet e sondazhit
13 prill 2007 | Faqja Kryesore
Konferencë ndërkombëtare për Kosovën
12 prill 2007 | Faqja Kryesore
Ish-shefi i UNMIK-ut flet për statusin
11 prill 2007 | Faqja Kryesore
Misioni faktmbledhës rrit diskutimet
10 prill 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>