BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 06 prill 2007 - 06:39 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ngrohja globale 'po ndryshon botën'
 
Përmbytje në Bolivi
Nga ndryshimet klimatike do ta pësojnë të varfërit
Një raport i OKB-së pritet të arrijë në përfundimin se ndryshimet klimatike kanë filluar tashmë ta ndryshojnë botën.

Raporti është hartuar nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet klimatike.

Por para publikimit në Bruksel u zhvilluan të premten negociata mes shkencëtarëve dhe përfaqësuesve të qeverive të ndryshme për formulimin e raportit.

Ai pritet të paralajmërojë për pasojat shkatërrimtare që ngrohja globale do të ketë në jetët e miliona banorëve të globit.

Dhe ata që do t'i vuajnë më shumë pasojat, sipas raportit, do të jenë më të varfërit.

Kreu i panelit, Rajendra Pachauri, i tha BBC-se se banorët e vendeve më të varfëra, të cilët emetojnë sasinë më të vogël të gazrave që shkaktojnë efektin serë, do të jenë më të prekurat nga ndryshimet klimatike.

"Në bazë të punës së pesë gjashtë viteve të shkuar, tani ne kemi prova më të dukshme, më të besueshme për pasojat e ndryshimeve klimatike dhe disa nga paqartësitë janë reduktuar, " tha z. Pachauri.

Më të prekurit

"Të gjitha këto konfirmojnë gjetjet tonë në raportet e mëhershme se më të varfërit nga të gjithë, do të jenë ata që do të preken më keq nga pasojat e ndryshimeve klimatike," shtoi ai.

Një përfundim tjetër i raportit është se qeveritë nuk po bëjnë sa duhet për të ndihmuar që të varfërit t'u përshtaten ndryshimeve të pashmangshme klimatike.

Veçanërisht në rrezik janë miliona vetë në Afrikën Subsahariane, në Bangladesh dhe në shtet e vogla ishullore.

Raporti do t'u dorëzohet udheheqësve botërore para samitit të ardhshëm të G8-ës.

Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës do të mblidhen për të diskutuar ndryhsimet klimatike në muajin qershor.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>