BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 04 prill 2007 - 07:42 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Sesion për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
 
Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është takuar prapa dyerve të mbyllura për të dëgjuar të dërguarin special për Kosovën Marti Ahtisari duke shpalosur planin e debatueshëm i cili pritet t'i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur.

Duke folur pas sesionit, zoti Ahtisari tha se propozimi i tij është diskutuar në mënyrë të drejtë.

Ai tha se ishte i lumtur me qëndrime shumë të përgjegjshme të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit si dhe me disa shqetësime që janë shqetësime legitime.

Pritet që Këshilli i Sigurimit të votojë muajin e ardhshëm për planin, i cili propozon pavarësinë e Kosovës nën mbikqyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Rusia, që ka të drejtën e vetos, ka kërkuar më shumë kohë për ta shqyrtuar planin dhe për negociata.

Plani i z. Ahtisari është hedhur poshtë nga aleatja e saj, Serbia.

Në të propozohet pavarësia e Kosovës, si rrugëzgjidhja e vetme për siguruar stabilitetin politik dhe ekonomik të rajonit.

Një korrespondente e BBC-së në OKB thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar se e mbështet plotësisht planin e z.Ahtisaari.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>