http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 09 mars 2007 - 07:10 CET

Dita e dytė e samitit tė BE-sė pėr energjinė

Nė Bruksel tė premten zhvillohet dita e dytė e njė samiti tė rėndėdishėm pėr ēėshtjet e energjisė.

Tė enjten udhėheqėsit evropianė ranė dakord nė parim pėr tė arritur objektivat pėr ripėrtėritjen e energjisė.

Presidenti i Komisioni Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se samiti pėr energjinė ishte njė shans qė nuk duhej humbur.

Udhėheqėsit thanė se vendosja e kuotave iu dėrgonte njė mesazh tė qartė vendeve tė mėdha si Shteteve tė Bashkuara, Kina dhe India qė edhe ato tė japin kontributin e tyre.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bėri thirrje udhėheqėsve evropianė qė tė drejtonin pėrpjekjet nė luftėn kundėr ngrohjes globale pėr tė ardhmen e brezave tė ardhshėm.

Zonja Merkel, vendi i sė cilės ka edhe presidencėn e rradhės tė BE-sė, dėshiron qė 27 udhėheqėsit, nė samitin nė Bruksel, tė angazhohen pėr tė ulur me 20% emetimin e dioksidit tė karbonit deri nė vitin 2020.

Si pikė referemi do tė merret niveli i gazrave nė vitin 1990.

Kancelarja Merkel hodhi poshtė shqetėsimet e punėdhėnėsve evropianė se objektivat pėr ripėrtėritjen e energjisė ishin tė paarritshme dhe do tė mbyllnin vende pune.

Vendet ish komuniste si Polonia, qė mbėshtetet shumė nė qymyrguret e lira, thotė se planet janė shumė tė kushtueshme.

Franca dhe Finlanda duan qė energjia bėrthamore tė pėrfitojė nė tė njėjtėn masė, sikurse energjia djellore dhe ajo e pėrfituar nga fuqia e erės.

Edhe sikur tė arrihet njė marrėveshje nė samitin e Brukselit, Evropa nuk do tė gdhihet e gjelbėr brenda njė nate.

Do tė duhen muaj, ndoshta vite, pėr tė vendosur se cilat vende do tė paguajnė koston mė tė madhe.