BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 26 mars 2007 - 20:37 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ahtisari për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën
 
Marti Ahtisari dhe Ban Ki Mun
Zoti Ahtisari me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën ka dorëzuar raportin e tij zyrtar mbi të ardhmen e Kosovës në Këshill të Sigurimit, në të cilin ai rekomandon pavarësinë si opsioni i vetëm i qëndrueshëm për Kosovën.

I dërguari i OKB-së, Marti Ahtisari tha se një Kosovë e pavarur do të duhej mbikëqyrur fillimisht nga bashkësia ndërkombetare.

Beogradi ka hedhur poshtë një version të mëhershëm të propozimit që është pranuar përgjithësisht nga shqiptarët.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha sot se mirëpret qëndrimin e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i cili ka mbështetur rekomandimet e presidentit Ahtisari dhe në të njëjtën kohë përsëriti qëndrimin e palës kosovare kudnër vazhdimit të bisedimeve, kërkesë kjo e bërë nga pala serbe dhe e mbështetur edhe nga Rusia.

Zoti Sejdiu tha se për këtë janë shterur të gjitha mundësitë.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i opozitës që njëherësh është dhe anëtar i grupit të Unitetit, Hashim Thaçi, tha në një prononcim për median, se tani qëllimj i fundit i palës kosovare mbetet njohja ndërkombëtare e pavrësisë, që - tha ai, edhe do të ndodhë.

Zoti Thaçi shprehu bindjen se së shpejti edhe parlamenti i Kosovës do të mbështesë dokumentin e Ahtisarit për të zyrtarizuar përkushtimin për implementimin e marrëveshjes.

Britania ka mirëpritur propozimet e zotit Ahtisari per statusin final të Kosovës.

Sekretarja e jashtme, Margaret Beket tha se 'propozimet përbëjnë një rezultat për një status të cilin i dërguari i posaçëm i KB-së e ka përshkruar si pavarësi të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare'.

Këto propozime, tha zonja Beket, do t'i japin Kosovës qartësi rreth të ardhmes së saj.

Kjo është jetike për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, tha zonja Beket dhe shtoi se 'implementimi i propozimeve do t'i mundësoje rajonit të Ballkanit në tërësi t'i japë fund konflikteve të së kaluarës së afërt dhe të shkojë drejt një të ardhme të bazuar në integrim të plotë me strukturat evropiane dhe euroatlantike'.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>