BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 19 mars 2007 - 15:52 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Moisiu dekreton ministrat e rinj
 
Selia e Presidencës
Ok Ministrave të rinj të "Berisha 2"
Presidenti shqiptar Alfred Moisiu dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Sali Berisha në kabinetin e tij.

Sipas këtyre ndryshimeve zv/kryeministër do të jetë Gazmend Oketa, Ministër i Drejtësisë Ilir Rusmajli, Ministër i Brendshëm Bujar Nishani, Ministre e Integrimit dhe zëdhënëse e qeverisë Majlindja Bregu, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango dhe Ministër i Shëndetësisë Nard Ndoka.

Dekretet e presidenti dolën pikërisht në momentin e fundit, kur po përfundonte afati ligjor prej shtatë ditësh.

Gjatë kësaj kohe ka patur komente sipas të cilave zoti Moisiu hezitonte të dekretonte disa prej anëtarëve të rinj të kabinetit.

Kjo për shkak të vlerësimeve negative që ata kishin dhënë për kreun e shtetit në konfliktet presidencë-qeveri.

Këto janë ndryshimet e para të ndërmarra nga zoti Berisha në qeverinë e tij, që kur demokratët erdhën në pushtet pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në korrik të vitit 2005.

Sipas vetë zotit Berisha ato synojnë përshpejtimin e ritmit të reformave.

Por opozita nga ana e saj ka deklaruar se këto ndryshime nuk sjellin asgjë të re në qeverisjen e demokrateve.

Madje duke ju referuar disa prej emrave të rrinj ajo e quan qeverinë më radikale dhe agresive.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>