BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 02 mars 2007 - 06:28 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kreu i OKB-së paralajmëron për ndryshimin e klimës
 
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon
Kreu i ri i OKB-së thotë se ndryshimi i klimës përbën një rrezik të madh për njerëzimin të barabartë me luftën dhe i bëri thirrje qeverisë amerikane të marrë udhëheqësinë në përballimin e këtij kërcënimi.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se problemet e shkaktuara nga ndryshimet e mjedisit mund të çojnë në konflikte të ardhme.

Të varfërit në Afrikë dhe në shtetet e vogla ishullore, tha zoti Ban, kanë vuajtuar më shumë nga ndikimi i ngrohjes globale megjithëse ato ishin vendet më pak përgjegjëse për këtë.

Në vitet e ardhme, problemet e shkaktuara në mjedis si thatësirat dhe përmbytjet bregdetare mund të jenë më me ndikim se lufta dhe konflikti, parashikoi zoti Ban.

Ai tha para një grupi nxënësish në selinë e OKB-së se që ky problem të përballet njerëzve u duhet të ndryshojnë mënyrën e jetesës.

"Të gjithë ne jemi pjesë e këtij problemi të rëndë dhe në rritje, dhe secili nga ne ka gjithashtu nevojë të angazhohet për gjetjen e zgjidhjeve," tha zoti Ban.

"Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si jetojmë dhe të rimendojmë mënyrën si udhëtojmë dhe bëjmë biznes," tha ai.

Zyrtarët e OKB-së të ngarkuar me çështjet mjedisore kanë kohë që i kërkojnë zotit Ban për të ngritur çështjen e ndryshimit të klimës duke argumentuar se kjo është një çështje e qartë ku bota ka nevojë për udhëheqësi dhe se sekretari i përgjithshëm mund të ushtrojë ndikim.

Në dhjetor, OKB-ja do të mbajë një konferencë për ndryshimin e klimës në Bali.

Protokolli i Kiotos skandon në vitin 2012. Para këtij afati, duhet rënë dakort për masa të reja për të ulur emetimet ndotëse.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>