http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 15 shkurt 2007 - 17:26 CET

Ndotja e ambjentit shqetėsim i pėrgjithshėm

Hyqmet Zane: Sensibilizimi pėr ndotjen e mjedisit nė Elbasan qė ėshtė njė shqetėsim qė dhe ju e pėrmendėt ėshtė real.

Atė e bėn klubi ekologjik, e bėn bashkia e qytetit me projektet qė ka bėrė pėr zhvillimin rajonal tė kėsaj zone, por operatorėt industrialė tė cilėt duhet tė dėgjonin kėtė shqetėsim nuk kanė bėrė asgjė, nuk kanė investuar nė kėtė qytet, nuk kanė treguar as ndjenjėn mė tė vogėl.

Atėherė si duhet vepruar pasi ata investojnė pėr tė fituar dhe nuk investojnė tė paktėn pėr tė treguar bon sens nė lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

Aleksandėr Furxhi: Faleminderit zoti Zane pėr pyetjen tuaj. Brenda mundėsive qė na lejon debati le tė investigojmė sadopak. Kemi mundėsinė tė dėgjojmė shkurtimisht dhe tė shikojmė sė ēfarė ėshtė thėnė para dy vjetėsh nė Elbasan pėr problemin e ndotjes nga ministri i atėhershėm i mjedisit zoti Et'hem Ruka.

Et'hem Ruka: Shteti ka filluar tė bėjė presion mbi operatorėt qė shkaktojnė ndotjen e mjedisit dhe kėtu janė tė pėrcaktuara tė gjitha me afate, me muaj, me 6 mujorė dhe sigurisht e gjithė teknologjia nuk mund tė ndryshojė tek kėta operatorė. U ėshtė dhėnė njė kohė e cila zgjat 2 deri nė 4 vjet dhe nė qoftė se ata nuk do tė realizojnė kėtė angazhim qė buron nga ky vendim qeverie ne do tė jemi tė detyruar qė atyre tu heqim dhe tė drejtėn e ushtrimit tė funksionit tė tyre.

Tė mos harrojmė qė industria qė bėn ndotjen e mjedisit nė Elbasan ėshtė e penalizuar me atė maximumin e gjobave qė ka tė drejtė tė vėrė njė operator i Agjensisė Rajonale tė Mjedisit.

Aleksandėr Furxhi: Edhe para dy vjetėsh kemi folur nė kėto terma, por qyteti i Elbasanit vazhdon ta ketė si problem ndotjen nga operatorėt ekonomikė. Si duhet vepruar ngrihet pėrsėri pyetja. Zoti Gjana cili ėshtė pozicioni qeveritar?

Emin Gjana: Natyrisht qė Shqipėria ėshtė njė vend i vonuar lidhur me problemet e mjedisit nga pikėpamjet e legjislacionit mjedisor, tė strukturave mjedisore, tė lejeve mjedisore dhe pastaj tė kontrollit tė zbatimit tė detyrimeve qė kemi tė gjithė pėr mjedisin.

Elbasani pėr fat tė keq bėn pjesė tek vėndet qė nga trashėgimia e tė shkuarės, problemet e mjedisit i ka mė tė rėnduara se disa prej qyteteve tė vendit pėr efekt tė asaj industrie. Natyrisht qė duhen bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme dhe kjo ėshtė njė luftė e hapur mes biznesit, mes grupeve tė interesit qė janė tė prirur qė tė kenė njė mjedis tė pastėr pavarėsisht interesave tė njė grupi apo njė tjetri. Ėshtė detyrė e ekzekutivit nė nivel qėndror, e strukturave lokale ėshtė detyrė gjithnjė nė rritje nė proēesin e decentralizimit tė pushtetit dhe strukturave lokale tė pushtetit pėr tė forcuar zbatimin e legjislacionit qė tani pėr fat tė mirė dhe nė Shqipėri ėshtė pėr mbrojtjen e mjedisit.

Ardian Turku: Ėshtė e vėrtetė ajo qė ngriti zoti Zane qė nė fakt tendenca e operatorėve ka qenė mė tepėr tė fitojnė pėr vete sesa tė shpenzojnė pėr tu kujdesur njėkohėsisht dhe pėr mjedisin rreth e rrotull industrive tė tyre. Ka njė ecuri tė tillė tė paktėn qė prej 3 vitesh qė me gjitha afatet qė u ishin vėnė operatorėve pėr vendosjen e filtrave nga ana e ministrisė sė mjedisit dhe kėto afate janė shtyrė me pretekste nga mė tė ndryshmet.

Pėrfundimisht unė mund tė them qė pėrsa i takon ndotjeve nga industritė e mėdha ka njė farė pėrmirėsimi dhe duhet ta pohojmė kėtė dhe ne drejt kėsaj synojmė, por ky pėrmirėsim vetėm sa na ka lėvizur nga ajo gjendja krejt ekstreme e ndotjes ku kemi qenė. Mund tė jetė pėrgjysmuar sipas shifrave tė operatorėve qė bėjnė matjet e ndotjes sė mjedisit, megjithatė ajo mbetet trefish mė e lartė sesa normat e lejuara.

Pra pėrmirėsimi nga ndotėsit potencialė ėshtė fakt, por ndotja vazhdon tė jetė akoma shumė shumė e lartė.

Nga ana tjetėr do doja tė nėnvizoja pikėrisht qė dhe kėta operatorė qė kanė vendosur filtrat pėr arsye tė ndryshme ose me pretekste tė ndryshme hera herės nuk i vėnė nė funksion kėto filtra dhe ndotja kthehet nė nivelet e mėparshme.

Pra ėshtė njė luftė e vazhdueshme midis institucioneve qė duhet tė kujdesen pėr mjedisin me kėto operatorė dhe qė megjithė pėrmirėsimet relativisht tė ndjeshme pėrsėri problemi ndotjes mbetet aktual.

Nga ana tjetėr do doja tė thoja qė megjithė se nga ana e legjislacionit, pushtetit lokal pėrgjithėsisht nuk ka kopetenca pėrveē faktit qė tė sensibilizojė dhe tė marrė pjesė sė bashku me shoqatat dhe tė bashkėpunojė pėr tė sensibilizuar dhe ushtruar presion pozitiv prapė kuadri ligjor nuk tė jep gjė nė dorė pėr tė bėrė penalizime dhe pėr tė marrė masat e duhura dhe kėtu duhet qė tė lėvizet urgjentisht qė pushteti lokal tė ketė kopetenca.

E treta dhe tepėr e rėndėsishme qė do doja tė pėrmendja ėshtė se ne shpesh fokusohemi tek operatorėt industrialė potencialė, por ndotja nė qytetin tonė sa vjen dhe rritet mė shumė nga elementė tė tjerė qė kanė tė bėjnė me fushat e grumbullimit tė hedhjes sė plerave, nga shtimi i numrit tė makinave, qarkullimit tė tyre, nga inertet e ndryshme dhe kėtu pesha e pushtetit lokal ėshtė mė e madhe dhe unė mendoj qė nuk kemi bėrė atė mė tė mirėn e mundur nė kushtet e Elbasanit dhe qė duhet tė jetė objektiv nė tė ardhmen pėr pushtetin lokal.

Aleksandėr Furxhi: Ju falenderoj pėr sinqeritetin tuaj, por dėgjuam qė ėshtė njė luftė e vazhdueshme dhe nga ministri dhe nga kryetari i bashkisė. Zoti Ceka ēfarė mendoni?

Neritan Ceka: Unė mendoj qė studimi duhej bėrė qė nė fillim. Kjo fabrikė punon, ka shanse pėr tė ecur pėrpara apo jo? Personalisht mendoj qė nuk ka asnjė shans. Pra duhej mbyllur siē kemi bėrė dhe veprime tė tjera radikale. Pėr punėtorėt atje besoj se nuk ndryshon ndonjė gjė tė madhe, 300 - 400 vende pune ku kėtu janė mijėra tė tjerė pa punė dhe sakrifica qė paguan Elbasani nė drejtim tė shėndetit ėshtė jashtėzakonisht e madhe.

Fakti qė po tregon qė pas dy vjetėsh ėshtė ulur nė njė masė pak tė konsiderueshme nė krahasim me dėmin qė bėn pėr shėndetin. Ēėshtja e dytė ėshtė firmat dhe kompanitė qė vijnė nė Shqipėri me atė entuziazmin dhe besimin qė kemi tek tė huajt jemi mbushur me firma fantazėm, firma qė vijnė pėr tė marrė diēka dhe nuk sjellin asgjė tė re dhe unė mund t'ju numėroj disa firma veēanėrisht nė fushėn e industrisė metalurgjike dhe minerale dhe ėshtė mbushur Shqipėria me firma tė cilat kanė emėr shumė tė mirė nė vendin e tyre, por nė Shqipėri vijnė vetėm pėr tė kaluar radhėn.

Asnjė vend nė Europė dhe pėr kėtė ju siguroj nuk ėshtė bėrė me dėshirė ai vend qė ėshtė i pastėr, ku nuk hidhen plehra e kėshtu me radhė. Dhe kėtu ka njė pėrgjegjėsi tė politikės e cila do filloj qė nga Elbasani edhe deri tek mėnyra se si bashkėjetohet nė njė vend i cili ka vetėm njė shans dhe shansi ėshtė tė ruajmė natyrėn dhe ambjentin.

Valentina Leskaj: Pėrpara se tė hyj tek roli i shoqėrisė civile unė duhet tė shtoj dhe dy elementė tė tjerė shtesė qė unė them e kanė degraduar nė mėnyrė dramatike mjedisin e Elbasanit.

Ėshtė ēėshtja e shfrytėzimit tė shtretėrve tė lumenjve i cili ėshtė njė problem emergjent pėr zgjidhje dhe ajo e shfrytėzimit tė pyjeve. Shkoni shikoni pyjet e Gjinarit sesi janė shkatėrruar, si janė prerė nga firmat qė vijnė nga Lushnja apo rrethe tė tjera.

Unė pėr kėtė kam thirrur nė njė interpelancė nė parlament edhe ministrin e mjedisit, zotin Xhuveli. Tre janė operatorėt kryesorė industrialė qė ndotin Elbasanin, por ka dhe arsye tė tjera qė u pėrmendėn nga kolegėt dhe veē kėsaj unė doja tė shtoja ēėshtjen e pyjeve dhe tė shtretėrve tė lumenjve.

Pėrsa i pėrket shoqėrisė civile unė mund tė them qė nė ēėshtje tė mjedisit si dhe nė shumė ēėshtje tė tjera qė kanė tė bėjnė me cilėsinė e jetės sė njerėzve shoqėria civile ka qenė njė hap mė pėrpara pėrsa i pėrket sensibilizimit.

Zėrat mė tė fuqishėm dhe mė tė shpeshtė kanė ardhur nga shoqėria civile pėrsa i pėrket ndotjes sė mjedisit. Sigurisht shoqėria civile nuk mund tė zgjidhė, por mund tė ndikojė nė edukimin qytetar pėr mbrojtjen e mjedisit.

Unė besoj qė ky auditor nuk bėhet thjesht pėr tė realizuar njė projekt. Ne marrim ca mesazhe kėtu nga publiku dhe kėto mesazhe ne duhet t'i ēojmė atje ku duhet.

Serxhio Prelashi, student: Nė vitin 2004 Elbasani ėshtė cilėsuar si qyteti mė i ndotur nė botė dhe kjo jo vetėm pėr shkak tė metalurgjikut dhe njė pjese tė saj qė punon, por dhe pėr ndėrtimin e infrastrukturės, tė pallateve si dhe tė makinave tė vjetra.

Ajo qė dua tė them ėshtė qė tyteti i Elbasanit nuk ka nevojė pėr politikėn qė ėshtė duke u bėrė pėr tu mbyllur apo jo metalurgjia. Ajo qė ka nevojė qyteti i Elbasanit ėshtė thjesht tė thithė oksigjen.

Studente: Ajo qė unė do thosha dhe qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėrveē pushtetit vendor dhe lokal qė merren me pastėrtinė dhe gjelbėrimin e njė qyteti duhet sensibilizuar qytetarėt qė jetojnė nė Elbasan. Para 1 muaji organizata MJAFT organizoi njė tubim nė lidhje me higjenėn dhe merrnin pjesė vetėm 10 veta ndėrkohė qė ėshtė njė shqetėsim pėr gjithė qytetarėt e Elbasanit.

Duhet tė sensibilizohemi ne tė parėt dhe pastaj tė sensibilizohet pushteti lokal dhe vendor.

Ahmet Mehmeti, kryetar i grupit ekologjik tė Elbasanit: Problemi i ndotjes nė Elbasan ėshtė njė problem qė e dinė tė gjithė. Dhe problemet e tjera qė u ngritėn kėtu janė tė rėndėsishme, por unė mendoj qė kryesorja e ndotjes ėshtė moszbatimi i ligjit dhe pėr kėtė mban pėrgjegjėsi shteti.

Qeveria ėshtė fajtore pėr ndotjen nė qytetin e Elbasanit dhe sa kohė nuk funksionon ligji, funksionojnė kėta operatorė tė ndotjes, pra dhe ata s'kanė faj pėrderisa nuk vepron ligji. E dyta duhet qė tė marrė kompetenca pushteti vendor.

Nuk mund tė menaxhohet ndotja kėtu nėse do tė telekomandohet nga Ministria e Mjedisit. Duhet patjetėr bashkia tė ketė kompetenca, po kėshtu dhe prefektuara e gjithė tė tjerat. Nėse nuk merr kompetenca pushteti vendor ndotja do tė vazhdojė tė jetė kėshtu dhe ndoshta mė keq.

Dhe e treta marrja e mendimit tė publikut, pra pjesėmarrja publike. Si mundet qė tė rregullohen gjėrat nė qoftė se viktimat vet populli qė e pėrjeton kėtė nuk japin mendimet e tyre qė vendimarrėsit tė operojnė, tė marrė vendime, tė krijojė ligje, tė vendosė sanksione dhe vetėm kėshtu do tė hiqet kjo e keqe e madhe, kjo fatkeqėsi qė e ka pushtuar Elbasanin.

Musai: Unė mendoj se Elbasani po e vuan ndotjen e mjedisit qė nga viti 1970. Ndonėse sot kemi dhe shumė rrethe tė Shqipėrisė tė ndotura Elbasani e vuan prej kohėsh dhe populli i Elbasanit nuk e meriton kėtė lloj shpėrblimi.

Tė gjithė e dimė se nė Elbasan filluan tė shfaqen disa sėmundje profesionale. Vetė qytetarėt janė ata qė po thithin kėtė ajėr tė ndotur dhe pėrderisa politika sot po zbaton politika tė decentralizimit ku tė gjitha problemet tė zgjidhen atje ku lindin pranė qytetarėve, atėhere unė do tė bashkohesha me mendimin e zotėrisė qė bashkia e Elbasanit, pushteti lokal tė ketė mė shumė kopetenca pėr tė ndėrhyrė pėr tė gjithė ata operatorė industrialė qė ndotin mjedisin.

Nė kėtė drejtim ne na duhet njė bashkėveprim mė i madh i qytetarėve me pushtetin lokal pasi nė vend qė tė presin dhe tė ankohen pėr ndotjen e mjedisit ata do tė jenė mė aktiv sepse janė ata qė po thithin kėtė ajėr tė ndotur, janė ata qė paguajnė kėtė kosto tė ndotjes sė mjedisit dhe nė kėtė mėnyrė duke u bėrė njė presion mė tė madh qytetar mbi pushtetin lokal unė do tė thosha se do tė frenoheshin dhe kėta operatorė dhe pushteti lokal do tė jetė i ndėrgjegjshėm qė tė vendosė sanksione dhe standarte pėr prodhimin e tyre.

Ekzistojnė disa standarte pėr prodhimin, por kėto standarte duhet tė hyjnė dhe nė proēesin teknologjik.