BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 22 shkurt 2007 - 06:39 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Masa urgjente në Rusi për jetëgjatësinë
 
Treg në Rusi
Me rritmet e tanishme popullsia në Rusi do të bjerë deri në 2050
Qeveria ruse pritet që të diskutojë mënyrat për të luftuar uljen e jetëgjatësisë në vend, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Ministrat pritet që të miratojnë një rritje pesëfish të buxhetit për kurimin e sëmundjeve si turbekulozi, diabeti dhe AIDS.

Ministria ruse e Shëndetësisë thotë se jetëgjatësia tek meshkujt është mesatarisht nën 60 vjeç.

Kjo është 15 vjet më e vogël sesa mesatarja në shumicën e vendeve të industrializuara.

Ndërsa jetëgjatësia tek gratë është 72.

Shkaqet kryesore për këtë, renditen niveli i lartë i konsumit të alkolit dhe duhanit.

Vdekshmëria e lartë dhe numri i vogël i lindjeve, do të thotë se Rusia do të humbasë çerekun e popullsisë deri në mesin e këtij shekulli.

 
 
LOKALE
Luftë tregëtare apo politike?
17 janar 2007 | Faqja Kryesore
Ndërprerje e gazit rus për Evropën
08 janar 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>