|
Reagimet e fundit nė Serbi | |||||||||||||||||||||||
Deputetėt e legjislaturės sė re tė Kuvendit tė Serbisė kanė miratuar me shumicė votash rezolutėn me tė cilėn hidhet poshtė plani i Marti Ahtisarit mbi statusin e Kosovės. Kuvendi ka ngarkuar gjithashtu ekipin negociator serb pėr tė marrė pjesė nė negociatat mbi statusin e Kosovės, mė 21 janar nė Vjenė. Rezoluta u miratua me 225 vota pro dhe me 15 vota kundėr tė deputetėve tė koalicionit tė Partisė Liberal Demokratike tė Ēedomir Jovanoviqit, kurse tre deputetė tė hungarezėve tė Vojvodinės nuk kanė votuar, duke thyee unitetin e mėparshem i parlamentit serb kur ėshtė fjala pėr Kosovėn. Duke iu drejtuar deputetėve, nė fund tė debatit gjashtė orėsh, kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se rezoluta ėshtė vepėr e pėrbashkėt e strukturave politike dhe pėrfaqėsuesve tė partive parlamentare. Sipas tij debati do tė jetė plotėsim i dobishėm dhe kornizė pėr verpimin e Ekipit Negociator serb, i cili do t'i pėrfaqėsojė qėndrimet nga rezoluta e mėparshme mbi Kosovėn, e miratuar nė nėntor tė vitit 2005, por edhe tė rezolutės sė sotme me tė cilėn konfrimohet politika e mbrojtjes sė sovranitetit dhe e tėrėsisė tokėsore tė Serbisė. Ai e vlerėsoi si tė rėndėsishme qė nė rezolutė dhe nė debatin nė kuvend u vėrtetua se mandati i Marti Ahtisarit nuk ka qenė tė merret me statusin e Serbisė, por tė Kosovės brenda Serbisė. Koshtunica pati deklaruar mė herėt se plani i Ahtisaarit ėshtė propozim pėr coptimin e Serbisė dhe u bėri thirrje deputetėve qė tė refuzojnė tė jenė pjesėmarrės nė tėrheqjen e drejtėsisė para dhunės dhe shtoi se pėr Kosovėn nuk ekziston kompensim. Deputetėve mė herėt u ėshtė drejtuar edhe presidenti Boris Tadiq i cili tha se plani i Ahtisaarit hap rrugėn pėr pavarėsinė sė Kosovės, dhe pranimi i kėtij propozimi do tė kishte karakter kundėrkushtetues, por edhe pėrkundėr kėsaj Serbia duhet tė marrė pjesė nė negociatat e Vjenės mė 21 shkurt. Nė Rezolutė theksohet se me propozimin e Ahtisarit "nė mėnyrė kundėrligjore hidhen themelet pėr krijimin e shtetit tė ri tė pavarur nė territorin e Serbisė, me shkeljen e parimeve themelore tė sė drejtės ndėrkombėtare, sepse nuk janė respektuar tėrėsia tokėsore dhe sovraniteti shtetėror i Serbisė nė raport me Kosovėn. Me propozimin e Ahtisaarit, sikurse theksohet nė rezolutė, gjithashtu vjen nė pikėpyetje mundėsia e arritjes sė zgjidhjes kompromis e me marrėveshje, si objektiv kryesor i negociatave mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės. Tonin kritik ndaj Ahtisaarit e kishin gati tė gjithė diskutuesit tė cilėt e mbėshtetėn nė tėrėsi rezolutėn, pėrveē deputetėve tė Partisė Liberal Demokratike tė Ēedomir Jovanoviqit dhe deputetit tė koalicionit tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, Riza Halimi. Jovanoviq tha se rezoluta ėshtė shprehje e vazhdimėsisė sė politikės e cila e ka shkatėrruar Serbinė dha prapa saj fshihet qeveria e paaftė. Ai vuri nė dukje se duhet biseduar mbi Kosovėn dhe se plani i Ahtisaarit ėshtė hap nė drejtim tė mirė, sepse e respekton realitetin politik - se Kosova praktikisht ėshtė e pavarur qėprej shtatė vjetėsh. Riza Halimi tha se pėr parlamentin ėshtė degradues fakti qė po debatohet pėr rezolutėn e Qeverisė, nė vend tė orvatjeve qė eventualisht tė pėrmirėsohen dispozitat e planit tė Ahtisaarit i cili mbėshtetet mbi arritjet mė pėrparimtare tė sė drejtės dhe tė demokracisė ndėrkombėtare. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||