BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 13 shkurt 2007 - 07:41 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Mbështetet dorëheqja e ministrit Rexhepi
 
Agim Çeku
Dy protestues humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi duke e cilësuar atë si akt moral.

Kreu i qeverisë e quajti këtë veprim të ministrit Rexhepi sakrificë në dobi të popullit të Kosovës, ndonëse siç tha ai, sipas ligjeve në fuqi ministri i Punëve të Brendshme nuk mund të ketë përgjegjësi direkte për humbjen e jetëve të dy qytetarëve të Kosovës dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve gjatë protestave të së shtunës në Prishtinë.

"Ky akt moral i Ministrit të Punëve të Brendshme duhet të pasohet me një punë shumë më efikase të organeve të drejtësisë dhe të rendit, në mënyrë që të gjithë individët që kanë nxitur dhunën të sjellën sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar".

Dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Fatmir Rexhepi erdhi dy ditë pas protestave të dhunshme në Prishtinë, të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje, ku gjatë përleshjes me policinë dy protestues humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ministri në dorëheqje, Fatmir Rexhepi tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që kishte ndodhur.

Lideri i opozitës, Hashim Thaçi iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës në cilësinë e anëtarit të Ekipit Negociator, duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi, pas tensionimit të gjendjes si pasojë e shpërthimit të dhunës në Prishtinë tri ditë më parë.

Zoti Thaçi i siguroi qytetarët se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të përfundojë me pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se vdekja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit është humbje dhe dhembje e madhe jo vetëm për familjen, por të gjithë popullin e Kosovës.

Kanë vazhduar deklaratat kundërthënëse të policisë dhe lëvizjes Vetëvendosja për epilogun e protestës së së shtunës në Prishtinë, kundër pakos së zotit Ahtisari për statusin e Kosovës.

Glauk Konjufca, activist i lëvizjes Vetëvendosja akuzon policinë për vdekjen e dy protestuesve dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve.

Nga ana tjetër, policia thotë se ka përdorur forcën e domosdoshme për të shpërndarë protestuesit dhe se hetinet e mëtutjeshme do të tregojnë nëse ka pasur përdorim të tepërt të forcës policore ndaj protestuesve.

 
 
LOKALE
Putin paralajmëron për Kosovën
10 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Shtyhen një javë konsultimet e Vjenës
09 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Rehn kërkon angazhim të Beogradit
07 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Blair flet për statusin e Kosovës
06 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
Sejdiu-Paketa e Ahtisaarit, hap i ri
05 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>