BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 11 shkurt 2007 - 13:46 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Vdesin dy nga protestuesit
 

 
 
Nga protesta e së shtunës
Në protestë morrën pjesë 2.500 vetë
Dy nga demonstruesit e lënduar gjatë protestave të së shtunës në Prishtinë, kanë vdekur.

Lajmin e konfirmoi për BBC-në zëdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai tha se për momentin, nuk mund të jepte hollësi të tjera, madje as emrat e viktimave.

"Menjëherë pas lajmit, është dhënë urdhër që të krijohet një komision i pavarur i cili do të hetojë rrethanat e plagosjes së dy demonstruesve dhe kjo masë është përkrahur edhe nga qeveria", tha Elshani.

Thirrje për qetësi

Njoftimi për vdekjen e dy demonstruesve ka bërë që të mblidhet me urgjencë edhe Ekipi i Unitetit, në të cilin bëjnë pjesë presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Çeku, kryetari i parlamentit, Kolë Berisha dhe kryetarët e dy partive opozitare, Hashim Thaçi e Veton Surroi.

Nga mbledhja, Ekipi i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë në stabilitetin e vendit.

"Ekipi i Unitetit konstaton se dhuna e orientuar kundër institucioneve dhe prishja e rendit dhe e qetësisë publike, duke thyer ligjin është e papranueshme," thuhet në një deklaratë për shytp të lëshuar pas takimit.

Në deklaratë shtohet se ngjarjet si ajo e së shtunës, mund të kenë pasoja negative në procesin e shtetformimit të Kosovës.

Ekipi i ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë rastin me urgjencë.

Ndërkohë, ngjarjet e së shtunës e kanë detyruar kryeministrin Çeku që të shtyjë vizitën e tij të paralajmëruar për në Kinë.

Protestë e dhunshme

Protesta e së shtunës në Prishtinë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Përplasjet ishin më të dhunshme që nga marsi i vitit 2004. Në protestë mësohet se morrën pjesë 2 500 vetë.

Protesta u organizuan nga Lëvizja Vetëvendosja, një organizatë kjo që e cilëson veten si jopolitike dhe që ka në rradhët e saj kryesisht të rinj.

Lëvizja Vetëvendosja, deri tani ka organizuar dhjetëra protesta, me moton “Jo negociata-Vetëvendosje".

Por protesta e së shtunës ishte e vetmja gjatë së cilës pati viktima.

Policia vazhdon ta mbajë në paraburgim liderin e kësaj Lëvizjeje, Albin Kurtin dhe 13 aktivistë të tjerë, me akuzën për rrezikim të rendit dhe të qetësisë publike dhe për organizimin e protestave të dhunshme.

Kundër

Protestat ishin organizuar për të kundërshtuar paketën e Presidentit Marti Ahtisaari, e cila vendos kornizat e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Organizatorët e kësaj proteste pretendojnë se propozimi i ndërmjetësit të OKBsë për statusin, Marti Ahtisaari, nuk e respekton vullnetin e popullit shumicë të Kosovës dhe është antishqiptar.

Njëra ndër pakënaqësitë e tyre, ka qenë edhe shtyrja e vazhdueshme e procesit të përcaktimit të statusit, në këtë kuadër edhe shtyrja e fundit e bisedimeve.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, ka paralajmëruar edhe protesta të tjera, por policia thotë se për momentin nuk është njoftuar zyrtarisht.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>