http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mërkurë, 10 janar 2007 - 19:21 CET

BE planifikon një "revolucion industrial"

Komisioni Europian propozon shkurtime deri në 20% në emetimin e gazeve me efekt sere deri në vitin 2020. Këto propozime synojnë të ulin vartësinë e Europës në naftë dhe gaz.

Aktualisht më pak se 7% e energjisë së Europës vjen nga burime të rinovueshme. Komisioni Europian kërkon që kjo shifër të trefishohet deri në 20% deri në vitin 2020.

Sipas ekspertëve një pjesë e madhe e rritjes së energjisë vjen nga sistemi i prodhimit me anë të turbinave të erës. Kjo teknologji konsiderohet relativisht e konsoliduar.

Komisioni Europian po mbështet energjinë e rinovueshme si një përgjigje të mundshme ndaj ngrohjes globale. Komisioni parashikon më shumë përdorim të energjisë bërthamore.