BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 27 janar 2007 - 07:42 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Forumi i Davosit në ditën e fundit
 

 
 
Tony Blair
Kryeministri britanik në fjalimin e tij do të flasë për sfidat botërore
Forumi Ekonomik Botëror hynë të shtunën në fazën e tij të katërt dhe të fundit në Davos.

Biznesmenët dhe udhëheqësit politikë të mbledhur janë gati në fund të një programi të ngjeshur me 500 takime, duke u përqëndruar në një seri çështjesh, që nga ngrohja globale e deri tek ndihma për vendet e varfëra.

Forumit Ekonomik Botëror nuk i ka munguar ambicia.

Sllogani i tij është 'përmirësimi i gjendjes së botës'.

Këtë vit nuk pati përjashtime, forumi debatoi ndryshimet e klimës, konfliktin në Lindjen e Mesme, varfërinë në Afrikë, dhe subjektin tradicional të tij: biznesin.

Kryeministri, Tony Blair, do të përfitojë nga ai që duket si shansi i tij i fundit për të dalë në skenën globale dhe për të identifikuar ato që shihen si sfidat më të mëdha, me të cilat përballet bota.

Ai pritet të bëjë thirrje për më shumë ndihmë për Afrikën, për ndërhyrje ndërkombëtare mbi ndryshimin e klimës dhe një përsëritje të bindjes së tij se lufta në Irak ishte e drejtë.

Ai pritet gjithashtu që të bëjë thirrje për marrëveshje, përsa i takon globalizimit.

Ministrat e tregtisë takohen në Davos në përpjekje për të ringjallur bisedimet e bllokuara të tregtisë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>