BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 10 janar 2007 - 11:39 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ruli siguron import energjie në Athinë
 
Mungesa energjie në Shqipëri
Mungesa të theksuara energjia në Shqipëri
Ministri shqiptar i Energjisë Genc Ruli ka siguruar gjatë një vizite në Athinë mbështetjen greke për importet me energji ndërsa kriza po thellohet.

Greqia ka premtuar që t'i japë Shqipërisë një pjesë të tepricave të veta me energji elektrike si dhe të lejojë tranzitimin nëpërmjet sistemit të vet të energjisë që mund të importohet nga vende të tjera.

Këtë ia ka konfirmuar zotit Ruli ministri grek i Zhvllimit, Dimitris Sjufas, gjatë një takimi rrufe.

Korrespondenti i BBC-së në Athinë thotë se pala greke është angazhuar që ta vërë në jetë sa më shpejt marrëveshjen e arritur.

Orët e ndërprerjes së energjise elektrike në Shqipëri janë shtuar. Tirana privohet nga energjia me të paktën 5 orë në ditë, ndërsa në zona më të thella kufizimet janë thuajse jashtë kontrollit.

Ministri Ruli pranoi publikisht të martën përgjegjësi morale dhe politike për krizën. Kufizimet, siç e pranoi zoti Ruli, po bëhen më të ndjeshme.

Autoritetet e kanë bërë të qartë se e vetmja shpresë për të siguruar energji mbetet importi, i cili gjithësesi do të jetë i kufizuar, sepse Shqipëria, sipas ekspertëve, për arsye teknike nuk mund të importojë më shumë se gjysmën e nevojave të përditshme për energji.

Megjithëse burimet zyrtare thonë se Shqipëria po shpenzon rreth 1 milion euro në ditë për blerjen e energjisë nga jashtë, kriza mbetet e rëndë.

Kriza ka goditur edhe biznesin industrial në vend. Njoftimet nga Elbasani flasin se fabrika e prodhimit të çelikut atje është detyruar të ndërpresë prodhimin duke rrezikuar humbjen e vendeve të punës për rreth 850 punetorë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>