BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 08 janar 2007 - 19:10 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ndërprerje e gazit rus për Evropën
 
Tubacione nafte
Tubacione nafte
Kompania shtetërore ruse, Transneft, ka pranuar se ka ndërprerë furnizimet në një naftësjellës të rëndësishëm që transporton naftë ruse në Poloni e Gjermani.

Kompania Transneft tha se kjo ka ndodhur për shkak se Bjellorusia ka vjedhur naftë nga tubacionet që kalojnë nëpër territorin e tij.

Polonia dhe Gjermania u ankuan për ndërprejrjen e furnizimeve megjithëse ato thonë se kanë rezerva për disa muaj.

Bjellorusia thotë se Rusia nuk po paguan një taksë tranziti për naftën që kalon nëpër territorin e saj, që ky vend e vendosi pasi Rusia dyfishoi kohët e fundit çmimin e Gazit.

Bashkimi Evropian ka kërkuar shpjegime urgjente nga Rusia e Bjellorusia për shkaqet e kësaj ndëprerjeje.

"Mund të konfirmoj se ka pasur një ndërprerje të furnizimeve me naftë nëpërmjet naftësjellësit Przyjazn në Poloni dhe po shohim nëse kjo ka pasur ndikim në degët e tjera të naftësjellësit, që shkon në Sllovaki apo Evropën juglindore," tha zëdhënësi i komisionerit të energjisë, Ferran Tarradelas Espuny.

"Kam kontaktuar autoritetet ruse dhe bjelloruse dhe u kam bërë thirrje të japin shpjegime urgjente të hollësishme për shkaqet e kësaj ndëprerjeje," tha zëdhënësi evropian.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>