http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 08 dhjetor 2006 - 07:25 CET

Lidhje midis HIV AIDS-it dhe malaries

Njė studim nga shkencėtarėt qė punojnė nė Kenia sugjeron se mund tė ketė njė lidhje midis pėrhapjes sė dy sėmundjeve mė tė rėnda nė Afrikė: HIV AIDS-i dhe malaria.

Shkencėtarėt qė po studjojnė pėrhapjen e HIV AIDS-it nė njė rajon tė Kenias u ēuditėn kur vunė re se sjellja e rrezikshme seksuale nuk ishte nė vetvete e mjaftueshme pėr tė shpjeguar pėrqindjen e transmetimit tė sėmundjes.

Studimi i tyre, i bazuar nė Kisumu, nė brigjet e liqenit Viktoria, i ēoi ata drejt shqyrtimit tė ndėrveprimit midis AIDS-it dhe malaries.

Ata gjetėn se mėnyra me tė cilėn dy sėmundjet ndėrveprojnė ngre nė mėnyrė tė konsiderueshme prevalencėn e tė dyjave.

Shkencėtarėt arritėn nė pėrfundimin se, kur personat me HIV sulmohen nga paraziti i malaries, pesha e virusit HIV nė trupat e tyre rritet, duke shtuar rrezikun qė virusi tė transmetohet - dhe nė tė njėjtėn kohė njerėzit me HIV janė mė tė prekshėm nga infeksioni i malaries pėr shkak tė sistemeve tė tyre tė dobėsuara tė imunitetit.

Shkencėtarėt thonė se gjetjet e tyre do tė kenė ndikim tė rėndėsishėm nė pėrpjekjet pėr shėndetin publik - duke theksuar nevojėn qė autoritetet nė Afrikėn Sub-Sahariane t'i godasin tė dyja sėmundjet sė bashku.