http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunė, 02 dhjetor 2006 - 15:33 CET

Ben Williams
BBC

Brezi i Ardhshėm vjen nė BBC

Media ėshtė akuzuar se i ka injoruar nevojat dhe shqetėsimet e tė rinjve duke folur pėr ta, por jo me ta.

Generation Next - Brezi i Ardhshėm, njė sezon programesh i BBC-sė, ka si qėllim qė ta ndryshojė kėtė.

"Ne shpesh dėgjojmė se jemi e ardhmja, por jemi tė pezmatuar qė nuk arrijmė tė jemi e tashmja," ankohet njė i ri nga Argjentina.

Ky ėshtė njė citim i huazuar nga raporti i fundit i OKB-sė pėr zhvillimin, por qė pėrkufizon fare mirė qėllimin e sezonit programor tė BBC-sė "Brezi i Ardhshėm".

Gjatė njė jave me programe nė BBC, ne synojmė qė t'u ofrojmė tė rinjve deri nė moshėn 18 vjeēare mundėsinė qė tė na tregojnė se si e shohin botėn dhe tė rrėfehen pėr gjėrat qė ata i konsiderojnė tė rėndėsishme.

Gjatė kėsaj jave, tė rinjtė do tė diskutojnė nė valėt e radios shqetėsimet kryesore me tė cilat pėrballemi tė gjithė ne sot, por njėkohėsisht dhe me ata ēėshtje qė kanė rėndėsi tė veēantė pėr brezin e ardhshėm.

Me Brezin e Ardhshėm, Shėrbimi Botėror i BBC-sė do t'i japė tė rinjve njė mundėsi qė tė vėnė nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit shqetėsimet e tyre dhe tė pyesin pėr to njerėzit me pushtet.

Gazetarėt e lajmeve po kėshillohen me adoleshentė pėr tė vendosur se cilat janė zhvillimet qė duhet tė ndjekin.

Reporterė tė rinj po punojnė me korrespondentėt e BBC-sė pėr t'u dhėnė atyre kėndvėshtrimin e tyre pėr zhvillimet e ditės.

Sprovė

Por Brezi i Ardhshėm po ashtu ofron njė mundėsi pėr t'i vėnė nė sprovė tė rinjtė pėr tė ardhmen.

Nė ēfarė bote dėshirojnė tė jetojnė ata dhe ēfarė po bėjnė qė njė botė e tillė tė materializohet?

Njė sondazh i bėrė me tė rinjtė nė dhjetė vende tė botės ofron disa pėrgjigje pėr kėtė, pėrgjigje kėto qė do tė shqyrtohen mė nė thellėsi nė programet e BBC-sė gjatė javės.

Ne do t'u kėrkojmė tė rinjve qė tė ofrojnė zgjidhje pėr disa nga problemet mė tė rėndėsishme politike tė botės.

Dita e Shkollės do tė bėjė bashkė fėmijė tė ndarė nga konfliktet, tensionet pėr tė diskutuar me njėri-tjetrin.

Por gjatė sezonit do tė ketė dhe vend pėr argėtim.

BBC ėshtė vėnė edhe nė kėrkim tė Talentit tė sė Ardhmes - grupit mė tė mirė muzikor mes tė rinjve nė botė.

Finalistėt janė shtatė dhe fituesi do tė zgjidhet nga disa prej emrave mė tė mėdhenj tė industrisė sė muzikės.

Ralph Waldo Emerson ka thėnė dikur:"Fėmijėt janė tė gjithė tė huaj".

Brezi i Ardhshėm synon ta ndryshojė kėtė.

Duke ofruar njė mundėsi pėr tė mėsuar se ēfarė mendojnė dhe ndjejnė tė rinjtė e sotėm, BBC shpreson qė adoleshentėt dhe fėmijėt do tė duken mė pak si tė huaj dhe do tė ngjasojnė mė shumė me ne.