BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 15 dhjetor 2006 - 20:11 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Gratë dhe politika shqiptare
 
Studente, pjesmarrëse në auditorium
Studente, pjesmarrëse në auditorium

Sanela Çobaj: Jam studente e gazetarisë. Po shoh që në panel ka tre zonja dhe zonjusha të nderuara. Çfarë sfide përbën për ju fakti që merreni me politikë kur dihet që në Shqipëri politika është e dominuar nga meshkujt?

Megi Ajtyreza: Duhet ta pranojmë që jemi në Shkodër dhe Shkodra gjithmonë ka sjellë gjëra të çuditshme dhe të bukura njëkohësisht. Megjithatë unë e vlerësoj shumë pyetjen e vajzës.

Politika normalisht është sfidë dhe për një mashkull dhe jo më për një femër e cila është shumë e butë, megjithatë nuk mendoj që ne duhet ta pranojmë që për shembull në partinë socialiste po vendosen kuotat, pritet që të shkojmë 50% me 50%.

Unë them që ne nuk duhet ta pranojmë dhe diskriminimin pozitiv sepse është një lloj diskriminimi gjithsesi. Unë them që vajza duhet të jetë e gatshme të përballohet me sfidat, t'i futet politikës sepse femra ka gjithmonë diçka pozitive për të transmetuar.

Arenca Trashani: Të bësh pjesë në politikë nuk është aspak e lehtë. Është një sfidë për të gjithë brezin e ri sepse në dorë të tyre vjen e ardhmja e vendit. Duke u nisur jo vetëm nga Shkodra, por nga e gjithë Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje kolosale, për shumë energji, për shumë punë dhe unë besoj që do të jenë pikërisht të rinjtë qofshin meshkuj apo femra.

Femrat normalisht që e kanë më të vështirë, bashkohem këtu me mendimin e Megit që thotë është më e vështirë për vet faktin e realitetit të Shqipërisë.

Unë them që Shkodra ka dhënë shembuj qytetërimi të mrekullueshme në këtë prizëm. Ka dy deputete nga Shkodra, kemi nënkryetaren e bashkisë femër, kemi kryetaren e FRESH-it femër dhe e vetmja keqardhje do të thoja unë e të marrurit me politikë personalisht për mua është që në njëfarë mënyre të heq dorë nga ky auditor i mrekullueshëm.

Aleksander Furxhi: Zoti Hoti si e shihni ju si një mashkull në Shkodër këtë dalje në paraskenë të femrave?

Mahir Hoti: Unë do ti vija përballë realitetin e universitetit. Pjesa më e madhe e studenteve janë femra mbi 60%. Kemi 14 departamente dhe 7 drejtore të këtyre departamenteve janë femra, kemi 6 fakultete, 2 janë femra. Është bërë një kombinim shumë i bukur.

Edhe në rastin kur kanë dominuar zgjedhjet ka patur dhe situata të veçanta kur është dashur komandim nga rektori i universitetit sipas statuteve, kemi patur parasysh gjithmonë me ngrit në përgjegjësi femrat. Më duket se universiteti jep një shembull shumë të mirë në këtë drejtim. Në shoqërinë civile ka shumë shembuj të femrave në Shkodër.

Aleksander Furxhi: Po ta kesh bashkëshorten politikane apo të shquar është sfidë?

Ilir Meta: Kur mësohesh nuk është ndonjë siklet shumë i madh. Gjithmonë mbetet problemi i fëmijve dhe duhet shumë sforco për të kompesuar atë që politika ta privon.

Aleksander Furxhi: Praktikisht kemi ardhur në fund të debatit të BBC-së, Auditorium në Shkodër. Ishte kënaqësi që ishit të gjithë sot të pranishëm. Faleminderit për pjesmarrjen dhe për aktivizimin tuaj. Falenderoj gjithë pjestarët e panelit.

Debati i BBC-së Auditorium vazhdon udhëtimin e tij nëpër Shqipëri, por edhe në Kosovë. Mirë u takofshim së shpejti.

 
 
LOKALE
Auditoriumi në Shkodër
13 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
Potencialet natyrore dhe njerëzore
13 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
Marrëdhëniet me shtetet fqinjë
15 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
Zhvillimi i zgjedhjeve
15 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>