BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 02 dhjetor 2006 - 15:52 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Dita e Shkollės qė pothuaj nuk ndodhi
 
Nxėnės tė Mitrovicės me gazetarė tė BBC-sė
Nxėnės tė Mitrovicės me gazetarė tė BBC-sė

Albana Kasapi dhe Dejan Ēalovski tė BBC-sė udhėtuan nė nėntor pėr nė qytetin e Mitrovicės nė Kosovė pėr tė lidhur shkollėn e mesme shqiptare nė jug me atė serbe nė veri nė kuadėr tė projektit tė BBC-sė, Dita e Shkollės.

Nxėnėsit e tė dy shkollave folėn me njėri-tjetrin, por nuk u takuan dot.

Biseda e tyre me telefon dhe nė anglisht, nė gjuhėn e vetme pėrmes sė cilės nxėnėsit mund ta kuptonin njėri-tjetrin, ishte dėshmi e ndasive qė ekzistojnė mes grupe etnike nė qytetin e ndarė tė Kosovės, por dhe dėshirės sė tė rinjve pėr tė komunikuar.

Nga Albana Kasapi

Ishte vizita ime e parė nė Mitrovicė pas mė shumė se katėr vjetėsh dhe kur po i afrohesha qytetit, mė kapi ankthi. Mendova: Mos po kėrkojmė tė bėjmė njė gjė tė pamundur? Ndoshta nxėnėsit shqiptarė dhe serbė qė duam t'i bėjmė bashkė nuk kanė pėr tė shkuar fare me njėri-tjetrin. Tek e fundit, tetėmbėdhjetė vjeēarėt vėrtet teknikisht janė nga i njėjti qytet, por jetojnė nė dy botė tė ndryshme - tė ndarė nga gjuha dhe nga ajo urė famėkeqe mbi lumin Ibėr.

Shqiptarėt nė jug dhe serbėt nė veri gjatė kėtyre shtatė vjetėve tė fundit janė takuar shumė rrallė. Dhe kur janė takuar...ka plasur dhuna.

Nxėnės shqiptarė tė Mitrovicės
Nxėnės shqiptarė tė Mitrovicės
Megjithatė, mendova, kėrshėria e adoleshentėve ka pėr tė fituar. E dija qė fėmijėt donin tė mėsonin pėr jetėn nė anėn tjetėr dhe vetmevete arrita nė pėrfundimin se ndoshta gjithshka do tė shkonte mirė.

Unė dhe kolegėt, shqiptarė dhe serbė tė Shėrbimit Botėror tė BBC-sė, i kishim vėnė nė vijė punėt nga ana teknike me kohė. Apo tė paktėm kėshtu mendonim. Dy shkollat kishin dhėnė pėlqimin pėr aktivitetin. Kishim siguruar dhe eskortė nga policia ndėrkombėtare e UNMIK-ut pėr tė shoqėruar fėmijėt serbė nė mėnyrė ata tė ndjeheshin tė sigurtė kur tė kalonin urėn.

Plani ishte ishte qė fėmijėt shqiptarė e serbė tė mblidheshin bashkė nė qendrėn kulturore nė jug tė urės, qė ndodhet nė tė ashtuquajturėn "Zonė e Mirėbesimit" - e cila ruhet nga paqėruajtėsit francezė. Vetė qendra ruhet 24 orė nga paqėruajtėsit dhe njė oficer francez na kishte siguruar se fėmijėt do tė ishin tė sigurtė.

Megjithatė, vetėm njė ditė para se tė zhvillohej aktiviteti, autoritetet serbe nė veri thanė se ishin tė shqetėsuar pėr sigurinė e fėmijėve dhe u tėrhoqėn. Arsyen e vėrtetė pse ata ndryshuan mendjen pėr aktivitetin, ndoshta nuk kam pėr ta mėsuar kurrė.

Ndoshta akti fizik i kapėrcimit tė urės pėr nė jug nga fėmijėt serbė, pėr udhėheqėsit serbė vendas pėrbėnte deri nė njė farė mase, njė deklaratė politike.

Kur i takova mė vonė gjatė asaj dite fėmijėt serbė, pashė se ata nuk ishin aspak tė habitur nga mėnyra se si ishte pėrmbysur situata. E njėjta gjė ndodhi dhe me fėmijėt shqiptarė. Por tė dy grupet ishin tė zhgėnjyer. Unė dhe kolegu i BBC-sė nė gjuhėn serbe, Dejan Calovski u ndjemė keq qė nė njė farė mėnyre nuk mundėm ta mbanim dot premtimin fillestar qė u kishim bėrė dhe hartuam njė plan tė ri.

Ne u kishim dhėnė dy grupeve tė adoleshentėve nga njė kamerė pėr tė xhiruar nga njė dokumentar tė shkurtėr pėr njė ditė nga jeta e tyre. Tė paktėn kėshtu, ata do tė kishin njė mundėsi qė ta shihnin njėri-tjetrin nė video. Po a do tė mjaftonin pamjet e dokumentarit pėr tė filluar njė bisedė pėrmes telefonit?

Ne bėmė pėrgatitjet e fundit dhe nė mėngjes, u nisėm drejt shkollave 'tona' - Dejani nė veri, unė nė jug.

Nxėnės serbė tė Mitrovicės
Nxėnės serbė tė Mitrovicės
Ashtu si kishim rėnė dakord, fėmijėt u mblodhėn nė zyrat e drejtorėve tė shkollave. Ne ndezėm televizorėt, vumė videokasetat dhe mbajtėm frymėn. Pashė se si 'nxėnėsit e mi' me gojė hapur, ngulėn vėshtrimin nė pamjet e qytetit tė tyre qė nuk i kishin parė dot pėr shtatė vjet, ndoshta dhe mė shumė.

Nxėnėsit serbė kishin filmuar gjithshka: shkollėn, kishėn, rrugėt e ngarkuara me trafik …. Madje dhe atmosferėn e njė koncerti rock ku kishin marrė pjesė disa prej tyre…. Dhe njė pamje paksa tė trishtuar tė tė vetmes librari nė pjesėn e tyre tė qytetit.

Nxėnėsit shqiptarė, tė drejtuar nga Aurora dhe Shpresa, kishin punuar mė gjatė me videon e tyre. Mua mu duk se me tė, ata donin tė jepnin dhe njė mesazh politik. Video fillonte me pamje tė urės - simbol i gjithshkaje qė i ndan shqiptarėt dhe serbėt - njė moment pamja 'ngrin' nė njė parullė tė madhe ku shkruhet "paqe". Video pėrfundon me njė pamje tė urės e parė nga njė dritare me perde gjysėm tė mbyllura.

Tė dy prezantimet e videove ishin nė gjuhėn angleze-e vetmja gjuhė e pėrbashkėt mes dy grupeve tė nxėnėsve.

Po a do tė mjaftonte dokumentari pėr tė ndezur debatin? Vetėm pėr kėtė nuk duhet tė isha shqetėsuar aspak. Adoleshentėt si adoleshentė - kuptuan se kishin shumė gjėra tė pėrbashkėta: shkollėn, argėtimin, muzikėn Rock. Ata nuk folėn haptazi pėr politikė apo pėr tensionet ndėretnike nė qytet, por ishte e qartė se ishin tė pezmatuar nga fakti qė nuk mund ta shihnin njėri-tjetrin.

'Ēfarė mendoni se do tė kishte qenė ndryshe nėse sot ne do tė takoheshim nė vend qė tė flisnim nė telefon?" e pyeti Fjolla Ivanėn nė Veri. Dhe pėrgjigja nga ana tjetėr e receptorit: ' Komunikimi sigurisht qė ėshtė mė i lehtė kur e sheh personin me tė cilin flet. Por ēdo mėnyrė e tij ėshtė e mirė kur nuk ke zgjidhje tjetėr".

Koha fluturoi shpejt dhe pas gjashtė orėsh, ishte momenti pėr ta mbyllur bisedėn. Adoleshentėt kishin folur gjithė ditėn. Unė megjithatė u zhgėnjeva pak qė ata nuk shkėmbyen as numra telefonash celularė, as adresa email-esh.

Por pėr njė gjė isha e sigurt. Nxėnėsit shqiptarė dhe ata serbė duan tė takohen me njėri-tjetrin. Dhe njė takim mes tyre do tė kishte rėndėsi tė jashtėzakonshme sepse njė takim I tillė, do tė ishte njė hap pėrpara drejt njė tė ardhmeje mė optimiste pėr qytetin e ndarė tė Kosovės.

 
 
LOKALE
Brezi i Ardhshėm vjen nė BBC
02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
Brezi i ardhshėm - Dita e shkollės
02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
Ēfarė thanė nxėnėsit nė Ditėn e Shkollės
02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>