BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 02 dhjetor 2006 - 15:33 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Brezi i Ardhshëm vjen në BBC
 

 
 
Harta e botës
Harta e botës
Media është akuzuar se i ka injoruar nevojat dhe shqetësimet e të rinjve duke folur për ta, por jo me ta.

Generation Next - Brezi i Ardhshëm, një sezon programesh i BBC-së, ka si qëllim që ta ndryshojë këtë.

"Ne shpesh dëgjojmë se jemi e ardhmja, por jemi të pezmatuar që nuk arrijmë të jemi e tashmja," ankohet një i ri nga Argjentina.

Ky është një citim i huazuar nga raporti i fundit i OKB-së për zhvillimin, por që përkufizon fare mirë qëllimin e sezonit programor të BBC-së "Brezi i Ardhshëm".

Gjatë një jave me programe në BBC, ne synojmë që t'u ofrojmë të rinjve deri në moshën 18 vjeçare mundësinë që të na tregojnë se si e shohin botën dhe të rrëfehen për gjërat që ata i konsiderojnë të rëndësishme.

Gjatë kësaj jave, të rinjtë do të diskutojnë në valët e radios shqetësimet kryesore me të cilat përballemi të gjithë ne sot, por njëkohësisht dhe me ata çështje që kanë rëndësi të veçantë për brezin e ardhshëm.

Me Brezin e Ardhshëm, Shërbimi Botëror i BBC-së do t'i japë të rinjve një mundësi që të vënë në qendër të vëmendjes së opinionit shqetësimet e tyre dhe të pyesin për to njerëzit me pushtet.

Gazetarët e lajmeve po këshillohen me adoleshentë për të vendosur se cilat janë zhvillimet që duhet të ndjekin.

Reporterë të rinj po punojnë me korrespondentët e BBC-së për t'u dhënë atyre këndvështrimin e tyre për zhvillimet e ditës.

Sprovë

Por Brezi i Ardhshëm po ashtu ofron një mundësi për t'i vënë në sprovë të rinjtë për të ardhmen.

Në çfarë bote dëshirojnë të jetojnë ata dhe çfarë po bëjnë që një botë e tillë të materializohet?

Një sondazh i bërë me të rinjtë në dhjetë vende të botës ofron disa përgjigje për këtë, përgjigje këto që do të shqyrtohen më në thellësi në programet e BBC-së gjatë javës.

Ne do t'u kërkojmë të rinjve që të ofrojnë zgjidhje për disa nga problemet më të rëndësishme politike të botës.

Dita e Shkollës do të bëjë bashkë fëmijë të ndarë nga konfliktet, tensionet për të diskutuar me njëri-tjetrin.

Por gjatë sezonit do të ketë dhe vend për argëtim.

BBC është vënë edhe në kërkim të Talentit të së Ardhmes - grupit më të mirë muzikor mes të rinjve në botë.

Finalistët janë shtatë dhe fituesi do të zgjidhet nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës.

Ralph Waldo Emerson ka thënë dikur:"Fëmijët janë të gjithë të huaj".

Brezi i Ardhshëm synon ta ndryshojë këtë.

Duke ofruar një mundësi për të mësuar se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të rinjtë e sotëm, BBC shpreson që adoleshentët dhe fëmijët do të duken më pak si të huaj dhe do të ngjasojnë më shumë me ne.

 
 
LOKALE
Dita e Shkollës që pothuaj nuk ndodhi
02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
Brezi i ardhshëm - Dita e shkollës
02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
Çfarë thanë nxënësit në Ditën e Shkollës
02 dhjetor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>