http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 06 nėntor 2006 - 08:42 CET

Evropa kalon tronditje tė rrjetit energjitik

Kryeministri italian Romano Prodi ka bėrė thirrje pėr vendosjen e njė autoriteti tė pėrbashkėt pėr tė rregulluar furnizimin me energji nė tė gjithė Evropėn, pasi miliona evropianė u goditėn nga ndėrprerja e energjisė tė shtunėn natėn.

Zoti Prodi tha se sistemet e ndėrlidhura tė energjisė nė Evropė e kėrkonin kėtė, ndėrsa njė politikan ambjentalist nė Francė tha se ndėrprerjet e energjisė treguan se vendi i tij duhet tė konsiderojė privatizimin sistemit energjitik.

Ndėrprerjet e energjisė filluan nė Gjermani. Kompanitė e energjisė nė Gjermani po hetojnė ende lidhur me arsyet e defektit tė madh tė shtunėn natėn.

Problemi filloi nė qytetin veri-perėndimor tė Kėlnit, ku ftohja e papritur e motit bėri qė njerėzit tė hapin ngrohėsit elektrikė duke shkaktuar mbingarkesė.

Njoftimet thonė se kanė pasur defekt edhe dy linja transmetimi tė voltazhit tė lartė.

Ndėrprerja e energjisė u pėrhap nga Gjermania nė rrjetet evropiane.

Pėr ironi, Franca fqinje, qė pėrdor energji tė madhe bėrthamore dhe ėshtė njė eksportues i energjisė, ishte njė nga vendet e goditura mė rėndė.

Pėr shkak tė sistemeve automatike tė mbylljes, rrjetit energjitik nė Francė iu kėrkua menjėherė tė kompensonte mungesat nė Gjermani.

Miliona vetėve nė Francė iu desh tė duronin tė ftohtin dhe errėsirėn nė shtėpitė e tyre.

Ndėrprerjet e energjisė u pėrhapėn nė Belgjikė, Holandė, Spanjė dhe Portugali. U prekėn gjithashtu Italia, Kroacia e Austria.

U ndėrpre edhe njė lidhje qė furnizonte me energji Marokun, Algjerinė dhe Tunizinė.

Shėrbimet elektrike u rivendosėn nė shumicėn e vendeve brenda 90 minutash, por ndėrprerjet kanė shkaktuar tronditje nė tė gjithė Evropėn.