BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 24 nëntor 2006 - 07:21 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Veto polake rrezikon samitin
 
Presidenti rus dhe homologia e tij finlandeze, tarja halonen
Organizator i samitit është Finlanda
Ndasitë në radhët e vendeve anëtare të BE-së kanë errësuar perspektivën e një samiti mes BE-së dhe Rusisë që zhvillon punimet të premten në Helsinki të Finlandës.

Qëllimi i samitit ishte të arrihej një marrëveshje e re strategjike mes palëve, e cila do të mbulonte fusha si energjia, tregtia dhe të drejat e njeriut.

Por Polonia ka vënë veton në fillimin e bisedimeve për shkak të embargos njëvjeçare ruse mbi tregtinë e mishin dhe perimeve polake.

Anëtarët e BE-së janë përjekur ta bindin Poloninë që të ndryshojë mendje, por pa rezultat.

Korrespondenti i BBC-së për Çështje Evropiane thotë se shumë rrallë një samit shihet si dështim pa i filluar ende punimet, por shton se duket se kjo ka për të ndodhur kësaj rradhe.

'Shtyrje'

Presidenti Putin ka deklaruar se mosnisja e bisedimeve zyrtare me BE-në ishte thjesht një problem teknik, i cili mund të zgjidhej përmes negociatave.

Zyrtarët e BE-së thonë se bisedimet me Rusinë rreth një pakti të ri bashkëpunimi mund të nisin më vonë, kur të tejkalohen kundërshtimet e Polonisë.

Ata shtojnë se mes Rusisë dhe Be-së ka ende shumë gjëra për të diskutuar: Irani, Lindja e Mesme, Korea e Veriut dhe politika në fushën e energjisë.

Por korrespondenti ynë thotë se samiti i Helsinkit është një hap pas në marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë.

Ai nënvizon përçarjet e Evropës në qëendrimin që do të mbahet ndaj një prej partnerëve të saj tregtarë më të rëndësishëm.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>