BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 20 nëntor 2006 - 17:37 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Presidenti kinez viziton Indinë
 
Presidenti kinez Hu Jintao
Presidenti kinez Hu Jintao viziton Indinë
Presidenti kinez, Hu Jintao, ndodhet në Indi në një vizitë historike që synon forcimin e lidhjeve midis dy fuqive të reja ekonomike të botës.

Agjencia kineze e lajmeve njoftonte se të dy vendet po linin pas ato që i quajti "katër dekada indiferencë" për të formuar një partneritet strategjik.

Marrëdhëniet tregëtare janë shtuar me shpejtësi vitet e fundit nga nivele gati të pakonsiderueshme në rreth 20 miliardë dollarë në vit.

Presidenti Hu, që zhvillon vizitën e parë të një kryetari shteti kinez në Indi për mëse një dekadë, pritet të nënshkruajë një numër marrëveshjesh tregëtare dhe bashkëpunimi.

Fuqia e Kinës është tek prodhimi industrial, dhe fuqia e Indisë është tek kompanitë e teknologjisë.

Bashkëpunimi, nëse të dy palët kapërcejnë armiqësitë e tyre, do t'ju sjellë shumë përfitime të dy vendeve.

Midis Indisë dhe Kinës ka shumë mosmarrëveshje të vjetra përfshirë statusin e Tibetit, që Kina e ka pushtuar që në vitin 1951, si dhe disa mosmarrëveshje kufitare.

Gati një mijë murgjër tibetianë të veshur me pelerina të kuqe e të verdha marshuan nëpër kryeqytetin indian duke djegur flamuj kinezë.

Por nuk pritet që shqetësimet e tyre të përfshihen në rendin e bisedimeve kur presidenti Hu dhe kryeministri indian Manmohan Singh të takohen të martën.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>