BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 21 tetor 2006 - 08:33 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Putin i reziston marrëveshjes për energjinë
 
Naftësjellësi rus pranë Kalingradit
Evropianët duan të sigurohen se rusët s'i përdorin politikisht burimet
Presidenti rus Vladimir Putin, ka refuzuar të ratifikojë një marrëveshje që do t'i hapte rrugën më shumë investimeve në sektorin rus të energjisë.

Kjo ndodhi gjatë samitit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, që u zhvillua në Finlandë.

Rusia mbulon 1/4 e nevojave që BE-ja ka për naftë edhe gaz, por ka patur shqetësime muajt e fundit lidhur me kërcënimet për sigurinë e naftësjellësve.

Zoti Putin ka këmbëngulur se Rusia ka nevojë për biznesin e BE-së, por nuk ishte ende gati të zbatonte një marrëveshje për energjinë, për të cilën palët kanë rënë dakord në fillim të viteve 90.

Samiti i vendeve të Bashkimit Evropian u përqëndrua në të ardhmen e burimeve të energjisë për Evropën.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se të dyja palët dëshirojnë që të shmangin politizimin e lidhjeve të energjisë.

Ai the se nuk duhej lejuar që energjia ta ndante Evropën me Rusinë, siç bëri dikur komunizmi.

 
 
LOKALE
Udhëheqësit e BE-së në Finlandë
20 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Janukoviç për vizitë në Rusi
15 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Finlanda merr presidencën e BE-së
01 korrik 2006 | Faqja Kryesore
Bjellorusia preket nga çmimet e Gazpromit
01 qershor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>